E trishtë! Co*id-19 i merr jetën mjekut të njohur nga Berati

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për banorët e qytetit të Beratit. Mjeku endokrinolog, Josif Dena, humbi jetën si pasojë e Covid-19. Josif Dena apo siç njihej nga të gjithë beratasit si Doktor Sifi nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin Covid-19.

Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai lindi në 15 Shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë. 72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human, bujar e kurajoz.

Ai shërbeu 45-vjet në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk i kurseu asnjëherë energjitë dhe përkushtimin për tu shërbyer çdo të sëmuri. Lajmi i trishtë i largimit të tij nga jeta tronditi jo vetëm familjarët por edhe kolegët e miqtë,që nuk kanë kursyer mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale për familjen Dena.

Mjeku që nuk e mposhti dot betejën me virusin vdekjeprurës u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit në qytetin e Beratit.

Mjeku Nga Berati

 

 

Të fundit

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 10 mijë punonjës në 1.214 biznese u mbështeten me paga lufte

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na...

Përmbyset anija nga moti i keq, humbin jetën 6 persona dhe zhduken disa të tjerë

Gjashtë persona ndërruan jetë dhe 12 të tjerë janë zhdukur pasi një anije tregtare u përmbys disa milje në jug të Port Fourchon, në...

Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Tiranë

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën Tiranë-Ndroq, në...

Ngjarja në Mamurras/ Sherri ndodhi pasi policët tentuan të kontrollojnë një lokal

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku mbetën të plagosur...

Bllokimi i kanalit të Suezit, Egjipti kërkon dëmshpërblimin marramendës

Egjipti po kërkon 900 milionë dollarë dëmshpërblim pas bllokimit të Kanalit të Suezit në fund të muajit mars dhe anija kontejner që e shkaktoi...

Lajme të tjera

Web TV