Veliaj në Rrogozhinë: E vetmja parti që nuk e lë vendin në baltë është PS; Luli di vetëm të flejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente përse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill: “Fjeti gjumë në 4 vjet që drejtoi Tiranën dhe braktisi 3 herë detyrën që i besuan qytetarët”.

“Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë. Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar?!” – u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS jo vetëm që nuk e ka braktisur kurrë detyrën, por ka përballuar sfidat më të vështira, tërmetin, përmbytjet, pandeminë.

“Ka vetëm një zgjedhje: E vetmja parti që nuk ikën kurrë nga asnjë betejë, e vetmja parti që, se ka shi, se ka diell, se ka tërmet, se ka qetësi, se ka pandemi, se është në qeveri, se është në opozitë, nuk ikën kurrë nga puna, nuk e lë kurrë frontin, është Partia Socialiste. Vendi nuk ka nevojë për pushime, për gjumë, por të çojmë deri në fund të gjithë operacionin e rindërtimit pas tërmetit dhe operacionin e vaksinimit, për t’u siguruar që dalim të gjithë faqebardhë nga kjo sfidë e jashtëzakonshme,” tha Veliaj.

Lexo edhe :  Veliaj: Kemi një projekt me rëndësi për 3 linja autobusësh

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV