Aeroporti i Rinasit, Balla: Ulim çmimin e biletës, 99 mln dollarë investime! Basha besoj do jetë i kënaqur…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur në Kuvend për projektligjin që është sot në rendit e ditës së Kuvendit për marrëveshjen e re të koncesionit për aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ në Rinas.

Balla ka deklaruar se me këtë marrëveshje jo vetëm ulet çmimi i biletës, dhe aeroporti ‘’Nënë Tereza’’ shkon përafërsisht në nivel me aeroportet e vendeve fqinje, por dhe është kushti për 99 mln dollarë investime në 13 vite.

Nga ana tjetër ai ka ironizuar me liderin e opozitës, Lulzim Basha duke thënë se duhet të jetë i kënaqur me uljen e çmimeve si një frekuentues i rregullt i linjës Amsterdam-Tiranë-Amsterdam.

”Unë mendoj që ky konfirmim që Kuvendi sot i jep kësaj kontrate, ka 3 elementë thelbësorë që ka ndikim tek qytetarët shqiptarë. Ishte diskutim, nuk patëm mundësi të rinegocionim me ish kompaninë kontraktuese uljen e çmimit të biletës.

Për shkak të kësaj kontrate, kemi mundësi të ulim uljen e tarifës për aeroportin në 20%. Dhe 40% për fëmijët.

Duke e sjellë aeroportin e Tiranës, Nënë Tereza pothuajsenë çmimet e përafërta të biletës me vendet fqinje.

E dyta nevoja për invesatime. Kush di pak matematikë, jo shokët e 7×7 42. E dinë se kur thua në 13 vite do investosh 99 mln dollarë, i bie shifër e madhe në çdo vit.

Nëse  i shohim nga kontrata e fundit e qeverisë Berisha dhe Basha, nuk vensote asnjë kusht për investime të reja. Ne jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe kushte për investime.

Këto investime jo vetëm do rrisin kapacitetet, pasi aeroporti i Rinasit synohet të kthehet në hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe turizmin, por më shumë se kaq.

Ajo që është më e rëndësishmja, që nga dita kur kemi dashur të kthehemi në funksionalë aeroportin e Kukësit, të rrisin kapacitetet turistike n Vlorë, apo dhe Sarandës. Me kontratën ekzistuese të koncesionarit e kishim të pamundshëm, pasi kotnrata e vjetër ishte kontratë monopoli.

Lexo edhe :  Greva e Albcontrol, Policia shoqëron 9 kontrollorë

Njerëzit i prekin këto drejtpërsë drejti. Besoj se dhe kreu i opozitës rrugore, Lulzim Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet Amstedam-Tiranë-Amsterdam. Por për Lulin s’më intereson aspak, por për vëllezërit e motrat shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se ka më hapësirë për politikë.”- tha Balla.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV