Kryqëzata e Parë/ 15.000 ushtarë krishterë marshojnë në Jeruzalem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkurt 1099 nga Kryqëzata e Parë me rreth 15.000 ushtarë krishterë marshuan në një procesion fetar rreth Jeruzalemit, ndërsa mbrojtësit muslimanë të qytetit i ndiqnin me sy. Kryqëzata kishte filluar si pelegrinazh masiv nga Franca e Gjermania më 1096, kur perandori bizantin Alex Komnenos, kërkoi ndihmën e tyre për të sprapsur turqit selxhuk në Anadoll.

Në nëntor 1095, Papa Urbani II u bëri thirrje kalorësve të Francës që të udhëtonin drejt Tokës së Shenjtë dhe të çlironin qytetin e Jeruzalemit dhe të krishterët e Lindjes nga pushteti i myslimanëve. Në këmbim, ata do të merrnin një shpërblim spiritual të paprecedentë – faljen e të gjithë mëkateve të tyre – dhe kështu do t’u shpëtonin mundimeve të ferrit, destinacioni i tyre pas një jete plot dhunë e babëzi. Reagimi ndaj thirrjes së Urbanit ishte mbresëlënës: më shumë se 60 mijë vetë u nisën të rimarrin Tokën e Shenjtë dhe të siguronin këtë shpërblim dhe, në disa raste, të përfitonin nga rasti për të pushtuar territore të reja.

Pas grumbullimit në Kostandinopojë, kryqtarët vazhduan marshimin drejt qytetit të Jeruzalemit që ndodhej nën sundimin mysliman prej më shumë se 400 vjetësh. Kryqtarët (kalorës, fshatarë, bujkrobër nga shumë vende të Evropës) e pushtuan Jeruzalemin në korrik 1099, duke masakruar shumë banorë myslimanë të krishterë, dhe hebrenj. Për shkak se kryqëzata e parë kishte pasur si synim kryesor Jeruzalemin, kryqtarët krijuan mbretërinë e tyre dhe refuzuan t’ia kthejnë territorin Perandorisë Bizantine. Kryqëzata e parë ishte pjesë e përgjigjes së krishterë ndaj pushtimeve myslimanë; dhe u pasua nga tetë kryqëzata të tjera. Kryqëzata ishte gjithashtu hapi i parë i madh drejt rihapjes së tregtisë Lindje – Perëndim që nga rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin V.

***

Kryqëzatat ishin një radhë fushatash ushtarake zakonisht të thirrura nga Papa. Ato u zhvilluan në qindvjeçarin e 11 deri në atë të 13-in, dhe ishin Luftëra të Shenjta të Romës Katolike për rimarrjen e Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë (veçanërisht faltoret e Varrit të Shenjtë, dhe vendet e shoqëruara me jetën tokësore të Jezusit) nga myslimanët, por disa u drejtuan kundër shënjestrave të tjera, siç ishte Kryqëzata e Albigjinisë kundër katarëve në jug të Francës, Kryqëzata e Veriut dhe Kryqëzata e Katërt me marrjen e Kostadinopolit. Historianët kanë numëruar tetë ekspedita të mëdha; pati edhe disa të vogla, por aventureske.

Në një kuptim më të gjerë, emërtimi “kryqëzatë” mund të përdoret për të treguar çfarëdo lufte të shpallur për shkaqe (shtysa) fetare ose, edhe për ndonjë fushatë fetare, ideologjike apo shoqërore (p.sh. “kryqëzata kundër abortit”, “kryqëzata kundër pirjes së duhanit” etj.).

Sipas disa historianëve, qëllimi i qytetarëve të paarmatosur, ushtarëve dhe kalorësve që i shoqëronin gjatë udhëtimit të Kryqëzatës së Parë (1096-1099) ishte shtegtimi për në Jerusalem, dhe duhej të ishte e përvuajtshme dhe e zakontë për atë kohë. Por ishte një shtegtim i armatosur, para së gjithash për shkaqe sigurie. Që prej 100 vjetësh hordhitë endacake turke të ardhura nga Azia qendrore ishin ngulitur në pellgun mesopotamik dhe Sirian duke trazuar jetën e popullsisë vendase. Megjithëse ndanë fenë myslimane me shumë vendës, turqit sundonin plotësisht dhe nuk përziheshin me popullsinë e atyshme: madje as edhe gjuhën.

Mes të tjerash kishin nisur të shqetësonin karavanët e shtegtarëve (pelegrinëve) të krishterë të lindjes e të perëndimit, që prej shekujsh udhëtonin për në Jerusalem në pelegrinazh (shtegtim) në vendet ku pati jetuar Krishtit. Grabitjet, plaçkitjet, vrasjet, përdhunimet e grupeve të shtegtarëve u bënë të zakonshme. Për këtë arsye shtegtarët nisën të udhëtojnë nën shoqërimin e grupeve të vogla të armatosura. Nën sundimin arab të qindvjeçarëve të parë nuk ishin vërtetuar ngjarje të tilla, përveç sundimtarit fatimid të Egjiptit al-Hakim (fillim qv. XI).

Lexo edhe :  Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Kur Papa Urbani II urdhëroi një shtegtim të armatosur në Këshillin e Klermontit (1095) askush nuk përmendi fjalën kryqëzatë. Qëllimi i garantuar nga Perëndia (Deus lo vult, Zoti e do) ishte arritja e një mase shtegtarësh të paparë ndonjëherë në vendet e shenjta të Krishterimit. Shumë mendojnë megjithatë, që përdorimi i forcës ushtarake ishte një vegël parandaluese që në fillim.

***

Ideja e kryqëzatës ishte e ngulitur thellë në Evropën katolike dhe kështu ishte e vështirë të zhdukej pas humbjes së Tokës së Shenjtë.

Megjithatë, rrënjët e kryqëzatave rezultuan shumë të thella, pjesërisht për shkak të fleksibilitetit të idesë. Gjatë shekujve 12 dhe 13 u nisën kryqëzata kundër myslimanëve të Spanjës dhe të tjerëve armiqve të besimit si tributë pagane të Evropës Verilindore (kryqëzatat e Balltikut). Shënjestra të tjera përfshinin Katarët heretikë në jug të Francës, si dhe mongolët e grekët. Ruajtja e tyre dhe rimarrja e Jeruzalemit ishin në fakt sipërmarrjet më të rëndësishme dhe prestigjioze, dhe ndërkohë që disa ekspedita, si ajo në jug të Francës shkaktuan shumë polemika, kryqëzatat në tërësi u kryen përgjithësisht me mbështetjen e gjerë të shoqërisë europiane. Siç e tregon gama e shënjestrave, ideja e kryqëzatës nuk ishte statike. Të tjerë zhvillime në shoqërinë mesjetare u ndërthurën dhe ndikuan tek kjo ide, dhe sidomos kalorësia. Kryqëzatat ofronin një platformë për kalorësit që të tregonin trimëri dhe integritet. Ideja e të luftuarit për Zotin, i dha një tërheqje të veçantë shërbimit në kryqëzata, ndonëse ndonjëherë vendosmëria e kalorësve për të fituar famë për vetveten i bënte këta që të vendosnin nocionin e nderit përpara kauzës më të madhe të krishterë.

Kryqëzatat më të njohura

Kryqëzata e parë

1096-1099

Qëllimi ishte çlirimi i tokës ku ishte kryqëzuar Krishti e cila ishte e pushtuar prej myslimaneve. Synimi i feudaleve dhe i tregtareve te Evropës ishte pushtimi i qyteteve dhe i tokave ne bregun lindor te detit Mesdhe. Ne këto kryqëzata morën pjese feudale, bujkrobër, fshatare te dëshpëruar, tregtar dhe kalores. Kryqtarët themeluan një shtet ne Jerusalem dhe ky shtet u quajt “Shteti i Krishtere”. Por ky shtet ishte shume i dobët. Ne vitin 1244 myslimanet pushtuan Jerusalemin. Megjithëse evropianet organizuan dhe kryqëzata te tjera, ata kurrë nuk munden te ripushtonin Jerusalemin.

Kryqëzata e dytë

Kryqëzata e dyte filloi ne vitin e 1147 dhe mbaroi ne vitin 1149

Kryqëzata e tretë

Ne vitin 1187 Jerusalemi u pushtua nga turqit selxhukë. Për këtë arsye ne vitin 1189-1192 u organizua Kryqëzata e tretë. Kjo sipërmarrje evropiane nuk pati sukses, sepse veprimet e udhëheqëseve nuk ishin te koordinuara mire.

Kryqëzata e katërt

1202-1204 Kjo kryqëzatë u bë kundër Perandorisë Bizantine. Mirpo nuk pati sukses dhe ishte e detyruar te pranonte disa kushte: pushtimin e Zarës dhe Kostandinopojës.

Kryqëzata e pestë

1217-1221

Kryqëzata e gjashtë

1228-1229

Kryqëzata e shtatë

1248-1254

Kryqëzata e tetë

Kryqëzata e tetë u zhvillua në vitin 1270.Kryqëzata e tetë ishte kryqëzata më e rrezikshme. Në këtë kryqëzat u tubuan fëmijët që të luftonin. Të gjithë fëmijët hynin në anije dhe duke shkuar për rrugë ata plaçkitshin dhe iu shiteshin të gjitha organet. Kryqëzatat mbaruan ne vitin 1291.

Të fundit

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

Gjendja e ish-pilotit të Ferrarit në Formula 1 mbetet një mister për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit...

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Nga Ditmir Bushati Fundjavën e kaluar Irani ndërmorri një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ​​qindra dronëve dhe raketave nga territori i tij, duke nxjerrë...

Lajme të tjera

Web TV