Lazër Mjeda, prifti që denoncoi në Vatikan krimet serbe ndaj shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 8 shkurt të vitit 1935, vdiq Lazër Mjeda. Ai ishte lindur në Shkodër më 1869. U shugurua prift katolik në vitin 1891, shërbyer si ipeshkëv i Sapas, pastaj si arkipeshkëv i Shkupit, më 1921 kthehet në Shkodër si arkipeshkëv.

Lazër Mjeda ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda; gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë” (1913). Pas publikimit të “Golgota e Shqipërisë”, Leo Freundlich, pati kontaktet e para direkte me Shqipërinë, si ushtar me forcat austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore.

Më vonë ai u bashkua shërbimit Mbretit Zog, si konsulli i nderit të Mbretërisë së Shqipërisë në Vjenë. Freundlich ishte hebre dhe kur jeta në Vjenë u bë e patolerueshme si pasojë e nazizmit, ai shkoi në Zvicër, ku kryesoi misionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Leo Freundlich (1875 – 1953) mbeti në Gjenevë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në Shqipëri, ai i shkroi një letër qeverisë së Tiranës, duke kërkuar të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Vjenë – por pa sukses.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV