Ndërroi jetë pasi u rrah mizorisht nga shokët/ Avokati: S’e kuptoj pse u liruan autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, që ndërroi jetë në spital pas dhunës barbare nga tre shokët e tij, Ermal Ahmataj, foli për gazetaren e News24, Dorjana Bezat, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Avokati sqaroi se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka nisur në një lokal, fillimisht vetëm me fjalë dhe më pas me konfrontim fizik. Sipas avokatit Ahmataj, autorët e këtij krimi të rëndë rrezikojnë 5 deri në 15 vite burg.

“Konflikti ka nisur në një lokal. Viktima në një moment është konfliktuar me fjalë me tavolinën tjetër në lokal dhe biseda ka agravuar në tone të larta, e deri në konflikt fizik. Për shkak se aty ka ardhur pronari i lokalit, personat kanë dalë jashtë. Aty ka ndodhur dhe goditja fatale ndaj viktimës. Për autorët parashikohet masë 5-15 vite burgim. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për dy prej autorëve, ndërsa për tjetrin detyrim paraqitje, pasi është i sëmurë epileptik. Por, sipas gjykatës nuk duhet të ishte arrestuar asnjë. Gjyqtari që ka trajtuar çështjen është i kualifikuar, por nuk e di pse e ka marrë këtë vendim.

 

 

(BalkanWeb)

Të fundit

Zbulohet shkresa e plotë, SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës që akuzonte kreun...

“Male spektakolare dhe lumenj të pazbutur”/ Le Figaro: Shqipëria, një arratisje e egër

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë bukurive të natyrës shqiptare. Prestigjozja franceze, “Le Figaro” i ka kushtuar sërish një artikull Shqipërisë, të cilin e ka...

Xavi ndryshon mendim, trajneri spanjoll pranë rinovimit me Barcelonën

Xavi ndryshon mendim. Ish-kapiteni fantastik i Barcelonës do të jetë në pankinën e skuadrës së zemrës edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa deklaroi...

Italia miraton ligjin, gjobë ose burg kush braktis kafshët

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen...

Ndihmë për fëmijët në luftë, në ankand posteri i “Barbie” dhe skenari “Love Actually”

Një poster “Barbie” i nënshkruar nga Margot Robbie dhe skenari origjinal i filmit “Love Actually” po shiten në ankand për organizatën joqeveritare War Child...

Lajme të tjera

Web TV