Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion.

“E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem.

Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës. Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim. Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm. Ai e ka cilësuar ndjekjen e tij penale si gjueti shtrigash, shkruan rel. Gjykimi ka nisur nëntë muaj më herët, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të masave kundër koronavirusit.

Në atë kohë, Netanyahu ka formuar koalicionin qeveritar me rivalin e tij në zgjedhje, Benny Gantz, por ai koalicion është prishur në dhjetor.

Si rezultat, Izraeli do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 23 mars – të katërtat të tilla në më pak se dy vjet.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV