Shkelën masat anti-covid, Policia gjobit dy biznesmenët në Tiranë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Tiranës vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh, konkretisht:

  • Shtetasin D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, shërbimet e Policisë kanë kostatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.
  • Shtetasin M. K., pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV