“Ata janë të pamëshirshëm”, Borrell tregon për vizitën në Moskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se vizita e tij në Moskë, javën e kaluar, ka treguar se Rusia po shkon drejt një “rruge shqetësuese” dhe “autoritare”, që mbyll demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Duke raportuar para Parlamentit Evropian për udhëtimin e tij në Moskë, Borrell tha se Kremlini nuk e ka ndërmend të zhvillojë marrëdhënie konstruktive, nëse të drejtat e njeriut janë pjesë e diskutimeve.

“Ata janë të pamëshirshëm”, tha Borrell pasi vizitoi Moskën nga data 4 deri më 6 shkurt.

“Struktura aktuale e pushtetit në Rusi, e kombinuar me interesat ekonomike, kontrollin ushtarak dhe politik, nuk lë asnjë hapësirë për sundimin demokratik të ligjit”, shtoi Borrell.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së janë acaruar prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon të mbështesë separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Së voni, helmimi i politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny, me një agjent nervor, dhe arrestimi i tij pas kthimit nga Gjermania, ku ka bërë trajtimin, i ka vënë marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së në udhëkryq.

“Vendet anëtare do të vendosin për hapat e ardhshëm, por po, ata mund të përfshijnë sanksione”, tha Borrell.

Ai tha se propozimet konkrete kundër Rusisë ka gjasa të diskutohen në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së më 22 shkurt dhe në një samit të BE-së në mars.

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV