COVID-19/ Shënohet shifra më e lartë e infektimeve në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID nga 4562 testime dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky është bilanci i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, për sa i përket situatës së pandemisë së COVID për ditën e sotme.

Ministria raporton se 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  Përkatësisht 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

805 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë që aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, dhe respektoni vetizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Lexo edhe :  Drogë dhe trafikim njerëzish në Francë/ Arrestohen 17 shqiptarë, mes tyre edhe një grua

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1,239
Të shëruar në 24 orë 805
Të shtruar në spitale 471
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 4,562

Testime totale 394,242

Raste pozitive 87,528
Raste të shëruara 52,933
Raste Aktive 33,107
Humbje jete 1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19284
Fier 2829
Durrës 1800
Elbasan 1539
Shkodër 1536
Vlorë 1544
Lezhë 1138
Korçë 998
Berat 861
Gjirokastër 722
Kukës 476
Dibër 380

Të fundit

Balla në Librazhd: Betejat kanë provuar se në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë si Edi Rama

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit. Në hyrje të fjalës...

Plas sherri mes të rinjve në Vlorë/ Plagos me thikë 17-vjeçarin, arrestohet autori

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes të rinjve në Vlorë. Shtetasi G.J., banues në Vlorë ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij,...

“Me shëndet o shef”/ Nis vaksinimi i forcave policore tek “Air Albania”, Rama uron efektivët

Sot ka nisur vaksinimi i forcave policore tek “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadium për të inspektuar procesin. Me të janë edhe ministrja...

“Duet shumë shpejt”, Arjan Konomi paralajmëron bashkëpunim me këngëtarin e njohur

Arjan Konomi është ndër emrat më të përfolur ditëve të fundit, kjo dhe për vetë rolin që ai ka në emisionin “Për’puthen”. Së fundmi ai...

Zjarri përfshin godinën e spitalit/ Kirurgët kryejnë operacionin e zemrës mes flakëve

Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion të zemrës së hapur mbi një pacient ndërsa zjarrfikësit luftuan për të...

Lajme të tjera

Web TV