Laçi jep shembull pozitiv, fiton gjyqin në FIFA për transferimin e Xhejms Adeniji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet shqiptare kanë histori mjaft të hidhura me gjyqet në FIFA apo gjykatat sportive ndërkombëtare ndër vite dhe për këtë mjafton të kujtojmë rastet e fundit kur Tirana, Partizani, Skënderbeu apo edhe të tjerë janë penalizuar financiarisht apo edhe me bllokimin e merkatos.

Mosnjohja e mirë e rregulloreve të qeverive europiane e botërore të futbollit, kryesisht në lidhje me rregullat e transferimit, ka shkaktuar edhe humbjen e gjyqeve të shumta të klubeve shqiptare, që janë detyruar të paguajnë fatura “të kripura”.

Por duket se këtë “mallkim” e ka thyer klubi i Laçit, që pak ditë më parë ka fituar një gjyq ndaj klubit azer FK Gabala. Klubi kurbinas ka bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për një parregullsi në lidhje me transferimin e sulmuesit Segun James Adeniyi.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, organi juridik i qeverisë së futbollit botëror vendosi t’i japë të drejtë klubit shqiptar dhe t’i kërkojë FK Gabalas shlyerjen e detyrimeve brenda 45 ditëve. Bëhet fjalë një shifër modeste (rreth 2300 euro), por gjithsesi precedenti pozitiv është një lajm mjaft i mirë.

Kjo konfirmon faktin se kur klubet punojnë mirë dhe janë korrektë në përpilimin e më pas zbatimin e kontratave me lojtarë apo klube të huaja, nuk rrezikojnë të përballen me penalitete, që në vitet e fundit kanë qenë të shumta në fakt. Rasti i Laçit duhet marrë shembull nga të gjitha klubet shqiptare për mënyrën e administrimit.

Ja përmbajtja e vendimit:
Vendimin i Nënkomisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për çështjen Ref. Nr. TMS 6438, që i përket KF Laçi kundër FK Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi.

Lexo edhe :  Laporta nuk dorëzohet për Superligën: “Do të kishim fituar shumë para”

Nëpërmjet këtij vendimi është vendosur:

Pranimin e padisë së Paditësit KF Laçi.

Detyrimin e të Paditurit FK Gabala, t’i paguajë Paditësit:
– 2,005 Euro kontribute solidariteti plus 5% interesa në vit deri në datën e kryerjes së pagesës si më poshtë:
– për shumën 1,002.5 Euro që nga 31 gusht 2018;
– për shumën 501.25 Euro që nga 3 mars 2019;
– për shumën 501.25 Euro që nga 31 gusht 2019.

Paditësi duhet t’i njoftojë menjëherë të Paditurit numrin e llogarisë bankare, në të cilën i Padituri duhet të kryejë pagesën.
I Padituri duhet të vërtetojë kryerjen e pagesës në postën elektronike në adresën psdfifa@fifa.org.

Në rast se shuma objekt detyrimi, (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) nuk paguhet nga i Padituri brenda 45 ditëve, nga njoftimi i numrit të llogarisë bankare nga ana e Paditësit, do të lindin pasojat e mëposhtme:

Të Paditurit do t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar për 3 sezone transferimi të njëpasnjëshme.

Ndalimi do të hiqet menjëherë, pas konfirmimit që shuma e duhur (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) është marrë nga Paditësi.
Në rast të mos pagimit në kohë, çështja do t’i përcillet Komisionit të Disiplinës në FIFA për vendimmarrje.
Palët nuk kanë kosto procedurale.

Të fundit

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Lajme të tjera

Web TV