Xhoi Jakaj: Qeveria Rama, ja profili i 9 grave ministre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia e njohur Xhoi Jakaj bën profilin politik të 9 ministreve gra të qeverisë Rama. Në intervistën për “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV, Jakaj shprehet se çfarë mendon Jakaj për Ogerta Manastirliun, Elva Margaritin, Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, Anila Denajn, Olta Xhaçkën, Evis Kushin, Milva Ekonomin dhe Etilda Gjonajn. Çfarë vlere profesionale kanë dhe si i vlerëson Jakaj. Pedagogia e njohur flet edhe për familjen, të bijën Oriola Marashi për të cilën ndjehet krenare por edhe për politikën aktuale në Shqipëri duke bërë edhe një parashikim se kush i fiton zgjedhjet.

Pedagogia e njohur bën profilin e 9 grave ministre të qeverisë Rama: Çfarë mendoj për Manastirliun, Margaritin, Ballukun, Spiropalin, Denajn, Xhaçkën, Kushin, Ekonomin dhe Gjonajn

Qeveria aktuale e Edi Ramës është rekordmene për numrin e grave në kabinet. Janë 9 ministre gra kundrejt 6 ministrave burra në qeveri dhe kjo është shifra më e lartë që një kabineti qeveritar ka patur në historinë 109 vjeçare të shtetit shqiptar. Por cila është vlerave e grave ministre? A janë ato aty për shkak të këtij rekordi apo për shkak të vlerave?

Xhoi Jakaj, një pjesëtare e shoqërisë civile, pedagoge dhe studiuese bën në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU profilin politik për secilën nga anëtaret e kabinetit të Edi Ramës. Çfarë mendon ajo për ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliun, ministren e Kulturës Elva Margaritin, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropalin, Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denajn, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçkën, Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushin, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomin dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn.

Të gjitha këto në një përcaktim vërtetë të veçantë nga një grua për 9 gra që drejtojnë dikasteret e qeverisë. Por ndërkohë Jakaj rrëfehet për here të parë për familjen e saj, për dy vajzat veçanërisht për Oriola Marashin modelen e famshme për të cilën ndjehet shumë krenare. Por Jakaj jep edhe një përcaktim të situatës zgjedhore dhe bën një parashikim se kush do fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

A janë në detyrën e ministres 9 gratë në qeverinë Rama për shkak të vlerave të tyre apo për shkak të numrave dhe preferencave? A janë ato ministre për shkak se zbatojnë çfarë u thotë kryeministri apo sepse kanë integritet? Xhoi Jakaj bën profilin politik dhe jep përcaktime për secilën nga gratë e kabinetit.

-Është historike që qeveria Rama ka në kabinet 9 ministre gra dhe 6 ministra burra. Çfarë domethënie ka kjo?

-Qeverinë 2 të Ramës mund ta konsiderojmë qeveria e grave. Mua nuk më vjen keq që ka gra në qeveri.  

-Unë do doja të thoshit disa fjalë për secilën nga ato. Dy fjalë për Ogerta Manastirliun.

– Një zonjë që për mendimin tim i jep më shumë peshë punës, fjalës sesa pamjes.

-Elva Margariti, ministre e Kulturës?

-E kundërta e Ogertës. Për mendimin tim i kushton më tepër rëndësi dukjes sesa punës dhe fjalës. 

-Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës?

-Një zonjë që nuk ka peshën e pozicionit në të cilën ndodhet aktualisht.

-Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin?

-Një personazh karizmatik që bën mirë rolin e zëdhënëses së kryeministrit.

-Anila Denaj, ministre e Financave?

-Një zonjë e mençur që e njeh mirë ekonominë dhe në mendimin tim e bën më mirë se paraardhësi i saj burrë.

-Olta Xhaçka ministre e Jashtme?

-Kam pasur një lloj simpatie për të në të gjitha etapat e saj. Mendoj që është një grua e cila nëse nuk do kishte një kryeministër shumë të ashpër i cili do i delegonte më shumë pushtet, do bënte shumë herë më shumë punë.

-Evis Kushi, ministre e Arsimit?

-Është një kolege që mund të bënte punën e një dekani, por për ministre të Arsimit duhet shumë vullnet, shumë këllqe.

-Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë?

-Nuk kam ndonjë koment konkret për të. Njeh mirë shifrat dhe është kapacitet në ekonomi, por të shohim se çfarë do bëjë në krye të këtij dikasteri.

-Etilda Gjonaj ministre e Drejtësisë?

-Etilda ka lindur dhe ka jetuar deri në moshën 9-vjeçare në Pukë. Një nga drejtorat e parë që largoi nga sistemi kam qenë unë. Një grua simpatike që e ka shumë të vështirë të dalë nga korniza e kryeministrit. Çfarë thotë kryeministri, çfarë thotë partia e zbaton me përpikmëri.  

Lexo edhe :  Partia Socialiste në skaner një vit përpara zgjedhjeve

Xhoi Jakaj për gratë e ORA NEWS

Xhoi Jakaj ka qenë për një periudhë edhe drejtor e Administratës  së televizionit të njohur Ora News dhe Channel One. Ajo ka drejtuar një staf, shumica e të cilit ka qenë gra dhe vajza. Por çfarë mendimi ka ajo për gratë e Ora News që janë edhe figura të njohura të ekranit?

-Na fol pak për gratë dhe vajzat e Ora News. Kë vlerëson më shumë atje?

-Ora News-in realisht e quaj shtëpinë time të dytë. Unë kam luajtur rolin e Drejtoreshës së administratës. Ka shumë gazetarë të mirë Ora News tani. Beti Njumën e vlerësoj shumë si gazetare. Sonila Meçon e vlerësoj shumë si gazetare. Janë disa vajza dhe gra që janë te News-roomi që janë shumë të zonjat.  Punojnë shumë, nuk është se dalin shumë në ekran. Është Ariola Shehu, një zë shumë i mirë i atij televizioni. Është Mariami, një drejtuese shumë e zonja e atij televizioni. Duke qenë Mariami aty, ka një frymë shumë pozitive brenda atij televizioni.

Xhoi Jakaj: Ju rrëfej time bijë Oriola Marashi. Së shpejti në një koncert si soprano

Oriola Marashi është një modele shumë e famshme në Shqipëri dhe botë. Është vajza e vogël e Xhoi Jakajt për të cilën ajo ndihet krenare. Por si është marrëdhënia  e saj më të bijën dhe si i  përcjell ajo lajmet rozë në median shqiptare?

Tani të flasim pak për dy vajzat e tua, për të cilat të ndrin fytyra kur flet.

Oriola ka studiuar 10 vjet muzikë klasike. Studimet e saj realisht më bëjnë krenare. Ka studiuar në Liceun Artistik dhe në Akademinë e Arteve këtu në Tiranë. Ka studiuar rregullisht edhe pianon. Sot është e profilizuar në fushën e modës. Unë dhe bashkëshorti im i kërkojmë në mënyrë sistematike që të përfshihet në muzikë. Ka një projekt dhe mendoj se ky vit do t’i sjellë një gjë shumë të rëndësishme. Është modele e një kompanie botërore, Guess Company. Ka një kontratë prej dy vitesh me këtë kompani.

-Po kur bëhet pjesë e kronikave rozë si ndihesh?

-Unë kam qenë prind shumë kërkues dhe shumë e rreptë. Nuk jam ndierë komode periudhën kur u përfshi në mediat rozë, por jo të gjitha mediat e kanë sulmuar.

-Po vajza tjetër?

-Xhulia ka studiuar psikologji, ka bërë master jashtë, ka shkëlqyer në drejtimin e një projekti të madh dhe në të gjitha etapat e jetës së saj ka qenë një fëmijë që nuk më ka sjellë kurrë asnjë shqetësim. Një vajzë që i jep peshën e duhur mendimit dhe veprimit. 

Xhoi Jakaj: Basha i përgjumur, por opozita do fitojë

Xhoi Jakaj bën një analizë të situatës politike në vend për atë që janë duke dhënë dhe marrë forcat politike, për qeverisjen e 8 viteve të Partisë Socialiste pro edhe për mundësitë e opozitës për  të ardhur në pushtet. Jakaj deklaron se e vërteta është se kryetari i opozitës është i përgjumur ndërsa  LSI është një lloj motori i opozitës dhe sipas saj kjo opozitë do fitojë zgjedhjet.

-Një opinion për kryetarin e opozitës Lulzim Basha?

Basha është i përgjumur.

-Po si do vijë në pushtet?

-Ky është definicioni që kam për zotërinë.

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV