Botërori i Klubeve, të enjten, dy duelet e fundit, spikat finalja e madhe Bajern Mynih-Tigres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tigres sfidon Bajernin e Mynihut, Palmerias- El Ahli, dueli për vendin e 3-të dhe të 4-t. Botërori i Klubeve në futboll është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe në finale, Bajerni i Mynihut do të sfidohet nga një ekip surprizë, meksikanët e Tigresit. RTSH Sport do të sjellë të enjten edhe duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t, midis El-Ahlit dhe Palmeirasit, duke nisur nga ora 16:00, por edhe finalen e madhe, duke nisur nga ora 19:00. Tigresi i Meksikës befasoi të gjithë kur mposhti Palmeirasin e Brazilit për t’u bërë ekipi i parë meksikan që u kualifikua në finalen e Botërorit të klubeve.

Mirëpo, nuk është vetëm historia ajo që do ta motivojë ekipin meksikan në finalen kundër Bajernit të Mynihut, që zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 19:00, në kryeqytetin e Katarit, Doha, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Tigres UANL, që vjen nga rrethina e Monterreit po synon për ta “çimentuar” veten si ekipi më i mirë e Meksikës, duke pasur parasysh edhe faktin që përkrahen nga kompania kryesore e çimentos në vend. Në fakt, shumica e tifozëve të futbollit në Meksikë nuk e kanë parë Tigresin si një klub të madh.

Skuadrat si America, Chivas, Cruz Azul e Pumas, janë tradicionalisht katërshja e madhe për shumicën në Meksikë. Mirëpo Tigresi është skuadra me e suksesshme meksikane në dhjetëvjeçarin e fundit, duke fituar 5 tituj të “kampiones” në vend. Tigresi vlerësohet gjithashtu si një prej klubeve më të mbështetura në Meksikë nga tifozë. Madje, edhe në seancat stërvitore të këtij ekipi tribunat mbushen rregullisht me adhurues. Botërori i klubeve i ka dhënë mundësinë Tigresit të shfaqë veten globalisht kur të paraqitet kundër gjermanëve Bajernit në finalen që vlerësohet si një betejë e vërtetë në Doha.

Lexo edhe :  Gundogan e akuzoi për kartonin e kuq, Araujo vetëpërmbahet: “Më mirë të mos flas”

Në fakt, Tigresi është ekipi i parë nga Konfederata e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), që ka arritur në finalen e këtij turneu të FIFA-s. Kjo konfederatë tradicionalisht është parë si njëra prej më të dobëtave, por arritja e Tigresit në finale ka ndryshuar shumëçka. Në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve triumfoi kundër Palmeirasit me rezultatin 1-0, ndërsa më herë, në çerekfinale, mundi koreanojugorët e Ulsan Hjundait 2-1. Ndryshe nga Tigresi, Bajerni i Mynihut e ka luajtur vetëm një ndeshje në Botërorin e Klubeve dhe, në gjysmëfinale, bavarezët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj El-Ahlit.

Në finalen kundër kundër Tigresit, Bajerni do të jetë pa Leon Goretzkën, Havi Martinezin e Zherom Boatengun, kurse meksikanët nuk do të kenë mungesa. Ndërkohë, para finales do të luhet ndeshja për vendin e 3-të dhe të 4-t, në të cilën do të përballen Palmeiras me El-Ahlin, që sikundër finalja e madhe, do të sillet gjithashtu drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 16:00. Botërori i Klubeve që po zhvillohet në Katar po përdoret si një test para Kampionatit Botëror, që do të mbahet në këtë vend në vitin tjetër. Faktikisht, ky turne ishte planifikuar të zhvillohet në muajin dhjetor të vitit të shkuar, por u zhvendos për këtë muaj për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Të fundit

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Lajme të tjera

Web TV