Çmimi i karburanteve rritet për herë të parë pas pandemisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 çmimet e karburanteve kanë shënuar për herë të parë rritje.

Të gjithë pikat e karburantit në kryeqytet dhe qytete të vendit kanë ndryshuar çmimin si për naftën dhe për benzinën, duke i rritur mesatarisht me 8 Lekë për litër.

Disa ditë më parë një litër naftë dhe benzinë kushtonin 148 Lekë, ndërsa sot ato shiten me 156 Lekë. Tregtarët e karburanteve e shpjegojnë shtrenjtimin e çmimit me rritjen e lëndës së parë në bursa.

Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i kësaj lënde në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që arriti nafta bruto në fund të muajit Prill.

Prej një jave çmimi i naftës është rritur me 16%, nga 50 Dollarë për fuçi në 61 Dollarë.

Çmimet e naftës në botë u rritën pas vendimit të OPEC për të shkurtuar sasitë e prodhimit të naftës dhe shtimit të kërkesës së vendeve si Kina dhe India për këtë lëndë.

Vitin e shkuar konsumi i karburanteve u ul për shkak të rënies së lëvizjeve globale, por edhe në Shqipëri karantina përgjysmoi disa muaj konsumin e saj.

Sipas indeksit global të çmimit të naftës, Shqipëria renditet në vendin e 17-të në botë për çmimin më të lartë, duke lënë Gjermaninë, Greqinë, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Të fundit

72-vjeçari ecën 10 km mbi kalë për të shitur qumësht në Librazhd

Mehmet Skenja nga fshati Dorëz I Librazhdit, nuk ndalet së punuari që kur agon deri sa bëhet natë. Ditën...

E nxjerr zvarrë nga makina dhe e godet me grushte/ Sherr mes vajzave tek Currilat në Durrës (VIDEO)

Një skenë, e cila nuk është shkëputur nga asnjë film aksion, është filmuar në zonën e Currilave në Durrës. Në video duken vajzat që...

Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut: Vetëm ne e mbajtëm premtimin për rrugën e Lumit të Vlorës

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, duket se po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar...

Balla takim me banorët në Stravaj: Mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Në fjalën e tij...

E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një...

Lajme të tjera

Web TV