Kosovë – Serbi, Lajçak nuk pret marrëveshje të shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i BE-së ka thënë se nuk mund të flasë më për afatet kohore se kur mund të pritet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka thënë përfaqësuesve të vendeve anëtare të bllokut se nuk pret ndonjë marrëveshje të shpejtë për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai po ashtu u ka thënë shteteve anëtare se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të bisedimeve derisa në Kosovë të mos formohen institucionet e reja, që pritet të dalin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajçaku ka folur para ambasadorëve në Komitetin për Politikë dhe Siguri, ku ka prezantuar punën e tij të deritashme, kur po afrohet fundi i mandatit të tij njëvjeçar. Ky mandat skadon në fund të muajt të ardhshëm dhe sipas burimeve diplomatike ai pret që Këshilli i BE-së t’ia vazhdojë mandatin.

Sipas burimeve, që janë në dijeni të diskutimeve në komitetin përkatës, Lajçaku ka thënë se nuk mund të flasë më për afatet kohore se kur mund të pritet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë ai e ka arsyetuar me situatën politike në Kosovë dhe nevojën që të pritet formimi i institucioneve të reja. Lajçaku, sipas këtyre burimeve, ka thënë se duhet pritur po ashtu që edhe Prishtina e Beogradi t’u tregojnë qytetarëve të vetë se çfarë kompromisesh janë të nevojshëm për një marrëveshje eventuale.

Paraqitja e Lajçakut para përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare duket krejt e ndryshme nga ajo që ai thoshte në vit më parë, në fillim të mandatit. Në atë kohë ai thoshte se nuk ka kohë për të humbur dhe se do të punojë për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Bashkimi Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, duke rikujtuar se Kosova “ka marrë obligim për këtë edhe përmes miratimit të sajë në Kuvendin e Kosovës”.

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë në këtë takim, sipas burimeve diplomatike evropiane, se ai nuk do të rifillojë nga zeroja, por do të vazhdojë aty ku kanë mbetur me dialogun dhe kjo do të ndodhë pasi të krijohen institucionet e reja në Kosovë.

Fjalimi/ Flitet shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiçin

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiç, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandar Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. “Sot është e një ditë e veçantë. Është dita e parë pasi një gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlen më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si gjuhë urrejtjeje. Nuk vlen as mendimi i komisionares për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si nënçmues, fyes dhe shkelje të Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, tha ai.

Albin Kurtit: “Unë e Vjosa Osmani do të mbetemi klasë e mesme”

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka garantuar se ai bashkë me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani pas zgjedhjeve do të mbeten klasë e mesme. Kurti ka deklaruar se qytetarët që duan të bëjnë para në Kosovë, duhet të provojnë fatin në biznes kurse kriminelët që abuzojnë, vjedhin e mashtrojnë do të dalin para drejtësisë. “Edhe Osmani edhe unë do të mbesim klasë e mesme. Kush i do paret del në biznes dhe e provon fatin e vet”- tha Kurti.Këto deklarata Kurti i bëri në Shtime, teksa e shoqëronte edhe gruaja e tij norvegjeze.

Lexo edhe :  “Situata në veri të Kosovës mund të tensionohet në çdo moment”

Zgjedhjet: Qindra qytetarëve nga diaspora u mohohet votimi

Ka dhjetë vjet që jeton në kryeqytetin belg, Bruksel, por Ardian Mripa vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Kosovën. Tridhjetepesëvjeçari me origjinë nga Mitrovica mban dy shtetësi dhe ishte entuziast që të votonte për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. “Unë kam dokumente të Kosovës dhe kur kam aplikuar në e-mail i kam bashkangjitur dokumentet e kërkuara”, tha Mripa në një bisedë për Radion Evropa e Lirë. Më pas ai thotë se nuk ka pranuar më asnjë thirrje ose e-mail nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). “Jam ankuar dy herë në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa), por asnjëherë nuk më janë përgjigjur”, tregon Mripa.Ngjashëm me të, edhe Arlind Alidema, i cili jeton në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara qe tre vjet, thotë se nuk është përfshirë në listën finale të votuesve, pavarësisht se i kishte plotësuar të gjitha kriteret. Alidema, 25 vjeç, që kishte shkuar në SHBA për studime Master në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kritikon institucionet e Kosovës për papërgjegjësi. “Pasi u shpall lista përfundimtare e votuesve, e pash që afati për ankesë në PZAP ishte vetëm 24 orë. Por, kur e pash njoftimin më kishin mbetur vetëm edhe dy orë që të ankohem. Në ndërkohë, u publikua edhe njoftimi tjetër nga PZAP-ja se nuk pranojnë ankesa përmes e-mailit, por vetëm përmes postës. Sikur ta bëja unë këtë, ankesa ime nuk do të arrinte deri dy ditë para zgjedhjeve”, thotë Alidemaj. Sipas tij, kjo situatë i demotivon të gjithë ata që duan të votojnë.

KOMF: “Mbani fëmijët larg aktiviteteve zgjedhore!”

KOMF-i apelon te subjektet politike, të cilat janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Sipas tyre, përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.

“Për më tepër, përfshirja e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore gjatë kësaj periudhe përbën rrezik të drejtpërdrejtë edhe për shëndetin e tyre për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia”, thuhet në një komunikatë nga KOMF-i.

KOMF-i bën me dije se përfshirja e fëmijëve në fushatë zgjedhore është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa u bën thirrje prindërve të mos i politizojnë fëmijët.

“KOMF-i i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe të ndërmarrë masat duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, në rastet kur konstatohet përfshirja dhe shfrytëzimi i fëmijëve. KOMF-i u bën thirrje prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i marrin fëmijët në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike dhe të vetëdijesojnë fëmijët për të mos e ndërprerë procesin mësimor për qëllime të pjesëmarrjes në aktivitetet e partive politike gjatë fushatës elektorale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu u bëhet thirrje edhe mediave, të cilat mbulojnë fushatën zgjedhore, që të marrin një rol aktiv për publikimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale, gjithmonë duke mbrojtur identitetin dhe integritetin e fëmijës.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV