Objektiva dhe ide të reja/ “Nisma Thurje” nis përgatitjet për fushatë, zyrtarizohet Pano Soko në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nisma Thurje” ka prezantuar kandidatin kryesor për mandatin e deputetit në Tiranë. Pano Soko do të udhëheqë fushatën në kryeqytet, në kërkim të mundësisë për të përfaqësuar ata votues të papërfaqësuar në 30 vitet e fundit.

Ekonomisti i njohur sheh shumë problematika në këtë vend, e sidomos në vatrën e madhe të Tiranës, duke nisur që nga mundësia e jetësë e deri te grabitja e pronës publike për interesa të ngushta mes pushtetit dhe oligarkëve. Nën thirrjen “o dil nga shtëpia, o dil nga Shqipëria” Soko fton qytetarët t’i bashkohen dhe ta mbështesin në iniciativën për të futur në Parlament një alternativë të re, shpresëdhënëse për të rinjtë dhe inkurajuese për atë që kërkon punësim dhe uqizimit të biznesit të vogël.

“Nisma Thurje” një grupim qytetarësh të papërfaqësuar, dhe një alternativë e re e cila kërkon t’u rikthejë besimin votuesëve do të prezantojë javë pas jave të gjithë kandidatët e saj sipas qyteteve. Ndërkohë, Pano Soko ka realizuar edhe prezantimin e tij duke e lançuar në rrjete sociale e duke cituar disa prej pikave që ai kërkon t’i japë jetë në parlament.

Në rrjete sociale Soko shkruan: Në këto zgjedhje do të kandidoj në siglën e Nisma Thurje në qarkun e Tiranës. Dhe ka vetëm një arsye. E ndjej si detyrim ndaj tim biri që të bëj maksimumin që t’i lë atij dhe brezit të tij një Shqipëri ndryshe. Ne jemi një grup qytetarësh të lirë që kërkojmë një zë në vendimmarrje. Profesionistë të ndryshëm që kërkojmë që vendi ynë të shkojë nëpër një tjetër rrugë.

Dhe e dimë që për ta bërë të mundur atë që kërkojmë duhet të angazhohemi vetë. Nuk mund të presim ta bëjë dikush tjetër. Ata që na mbështesin janë me qindra mijëra në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më peng i 5-6 individëve që pasi na vjedhin, na thonë jeni të varfër. Jo nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Nëse dhe ti e beson që jemi të vjedhur, në 25 Prill voto Nisma Thurje! #Bashkohu dhe ti me ekipin e Thurjes”.

Lexo edhe :  Basha: Pas 6 muajsh teatër e balet u bë pazar për karrige

 

 

 

 

Të fundit

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj. Të rinjtë trafikonin armë zjarri,...

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Lajme të tjera

Web TV