Pandemia/ Rama paralajmëron shtrëngim masash, jo mbyllje të përgjithshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të gjatë shtypi u ndal mbi situatën e pandemisë në vend, duke paralajmëruar masa më të forta për të frenuar përhapjen e Covid-19. Çfarë pritet të propozojë ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe vendimi për të mos shkuar në karantinim total.

Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi se do të ketë shtrëngim të masave për të frenuar përhapjen e koronavisursit, i cili në dhjetë ditët e fundit ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve. Rama u shpreh se pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve që do të mbahet ditën e sotme pritet të ketë masa kufizuese, por jo në kufijtë e një mbyllje të përgjithshme. Ai theksoi se më shumë se sa numrat, më shumë shqetësuese është moszbatimi i masave aktuale që çon në problemet e tjera. “Ishte një anekdotë e bukur në Francë, dikush pyeste një virolog që a është e vërtetë që COVID-19 do të ndërrojë formë aq shpesh sa do bëhet e pamundur për ta neutralizuar.

Dhe virologu i tha që nuk e di s es’jam gazetar. Faktikisht këtë e them pasi që janë të githë gazetarët që sidomos analistët që në këtë fazë kanë një ngutje të madhe për të nxjerrë konkluzione shkencore, apo hamendësime bazuar në referenca që janë palidhje. Nuk ka, për më tepër për të nxjerrë arsyet se pse u mbyllëm atëhere, dhe jo sot, se ku lidhen këto nuk e di, nuk jam në gjendje të them. Shumë e thellë lidhja dhe mbase jam i paaftë për ta kuptuar. Çështja e infektimeve është thënë e stërthënë nga gjithë bota. Masat nuk e shmangin dot infektimin. Masat shërbejnë vetëm për të ulur ritmine infektimit dhe për të garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njeëzve për të marrë shërbim”-tha Rama. Sipas tij, infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. “Kaq e thjeshtë është kjo. Se u mbyll Gjermania, u mbyll shumë fort në fundvitin e kaluar, pati rritje të numrit të infektimeve, që u bë objekt i diskutimit. Këto janë masat që i sugjerojnë jo gazetarët e analistët, politikanët, por ekspertët. Ne veprojmë mbasi kemi dëgjuar me vëmendje. Sa i përket ajo që mund të jetë ilaçi se sa vetë sëmundja.

Nëse sëmundja kërcënon të të vrasi, ilaçi që të vret direkt nuk është ilaç. Këtu është një kompleks i madh çështjesh. Është jeta e njerëzve, psikologjia e përgjithshme, ndërveprimi mes njerëzish, ekonomia, jeta e përditshme etj etj etj”-theksoi kryeministri. Duke shtuar se duhet të jemi shumë në ekuilibër. “Nuk jemi të shqetësuar për numrat, por për faktin që moszbatimi i masave mund ta çojnë numrat përtej parashikimit. Nëse nuk do të kishim marrë masat në fundvit, numrat do ishin të mëdhenj. Këto janë efektet e vikendeve masive në Korçë e Gjirokastër. S’mund të ndalojmë jetën e njerëzve. Nuk mund të di sa kohë duhet të presim mbyllur. S’mund të rrimë mbyllur, virusin do e asgjesojë vaksina. Komiteti Teknik mblidhet nesër (sot), ata po diskutojmë. I kemi dëgjuar, jaën të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë. Nëse njerëzit venë maskë, ora policore, subjektet zbatojnë protokollet. Mund të shtojmë masa të tjera.”- tha Rama.

Akademia e Shkencave kërkon forcimin e masave kufizuese për të paktën 2 javë

Në hark të shkurtër kohor, pas daljes publike të kryeministrit mbi situatën pandemike ka reaguar edhe Akademia e Shkencave. Kreu i saj Skënder Gjinushi u shpreh se duhet të ketë masa kufizuese për të paktën dy javë. Kjo sipas tij do të sjellë uljen e infektimeve në vend. “Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja. Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm”-tha Gjinushi. Duke marrë në konsideratë studimin e kryer nga institucioni që drejton. “Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi. Deklarata e tij vjen njëkohësisht me atë të kreut të qevesisë i cili foli për masat kufizuese, por pa i specifikuar dhe gjithçka pritet që të zbulohet ditën e sotme, pas propozimit që do të vijë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Athina futet sërish në karantinë! Masat shtesë që pritet të marrë qeveria

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të dalë sot me një deklaratë për mediat, në orën 19:30, ku do të flasë në lidhje me pandeminë dhe masat shtesë që do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik. Mediat greke shkruajnë se Athina do ta mbyllet plotësisht, sikurse në mars dhe vendimi pritet të bëhet i ditur në daljen e kryeministrit. Vendimi pritet që të hyjë në fuqi sot dhe do të rishikohet sërish të dielën, 21 Shkurt. Në masat e reja që do të ndërmerren përfshihet edhe mbyllja e shkollave. Në të njëjtën kohë, kishat do të qëndrojnë të mbyllura për dy javët e ardhshme.

Rama paralajmëron thellim të reformës në sistemin shëndetësor

Lexo edhe :  Programi i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Rama: Do të shtrihet në të gjithë vendin

Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi reformim të thellë në sistemin e shëndetësisë për të frenuar fenomenin e mitmarrjes. Ai e konsideroi si “plagë kanceroze të ryshfetit” atë që ndodhi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar thellimin e reformave në sistemin shëndetësor, për të adresuar atë që ai e quajti “plagën kanceroze të ryshfetit”. Duke iu referuar skandaleve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku tre infermiere dhe dy pastruese janë arrestuar për korrupsion dhe ryshfet kundrejt familjarëve të të sëmurëve me covid e konsideroi si rast skandaloz. Rama tha se “mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët”.

Sipas tij, një rast skandaloz e kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve të tyre por edhe të performancës që vazhdon. “Një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit.

Reformës që ne e kemi nisur e tani jemi në kushtet kur kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore, të motivimit të mëtejshëm të mjekëve në bazë të kartës së performancës së tyre, të diverzifikimit sipas performancës dhe të shpërblimit të mjekëve dhe natyrisht të kalimit në tërësi n ë një fazë tjetër ku bazuar në modelet më të mira dhe në praktikat më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët.

Kjo është një ambicie e cila është shumë e lehtë ta thuash se sa ta realizosh e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë pa shtruar në fillim bazën e të gjithë infrastrukturës sonë spitalore dhe të të gjithë sistemit tonë të ri shëndetësor. Ajo që mbetet për tu bërë është ende më shumë se cfarë është bërë”, tha Rama. Ndonëse vlerësoi në këndvështrimin e atij arritjet që janë bërë në systemin e shëndetësisë kreu i qeverisë paralajmëroi masa të forta për të frenuar fenomenin e mitmarrjes për të siguruar shërbimin shëndetësor.

Manastirliu për arrestimet tek ‘’Shefqet Ndroqi’’: Na ndihmoni të largojmë çdo çiban nga sistemi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar valën e arrestimeve tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ pas zbulimit të skandalit me sanitaren Tire Alldervishi. Manastirliu në një apel për mediat dhe qytetarët ka kërkuar bashkëpunim në mënyrë që të denoncohet çdo skandal për t’u goditur. Sipas saj, qeveria do t’’i shkojë deri në fund ç’rrënjosjes së korrupsionit në sistemin shëndetësor, por kërkon ndihmën e qytetarëve për të larguar ‘’çibanët’’. ”Në fakt, do doja para se t’i përgjigjesha pyetjes suaj. Kam diçka në lidhje me rastin që u denoncua nga emisioni STOP, nga një qytetare që ka humbur nënën e saj. Dua që të përsëris falënderimin tim për gazetarët, mbi të gjitha për vajzën që denoncoi. Përsëris thirrjen, denonconi, denonconi në media apo në Drejtorinë e Spitaleve, apo në MSH. Denonconi dhe na ndihmoni të largojmë çdo çiban nga sistemi. Kemi parë në historinë 30-vjeçare të shembujve të pandëshkueshmërisë. Kemi parë që zonja dhe bashkëpuntoret janë në burg. Dua të përsëris edhe njëherë që nëse duam ta ç’rrënjosim korrupsionin nga sistemi shëndetësor duhet të bashkëpunojmë, ju si media, qytetarët mbi të gjitha, dhe duke ju ofruar ne si qeveri garancitë për të shkuar deri ën fund dhe për të çrrënjosur çdo çiban si sëmundje malinje që ende për fat të keq nuk është çrrënjosur.”- tha Manastirliu.

Basha: “Tirja produkt i vetëm i Ramës në 8 vite”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë. Në një komunikim për mediat, kryeopozitari Basha u shpreh se në 8 vite Rama nuk ka bërë asgjë për sistemin shëndetësor, ndërsa pandemia- tha ai- e nxori zbuluar dështimin. Sipas Lulzim Bashës, Rama i ka marrë paratë e shqiptarëve dhe i ka dhënë për koncesione korruptive. Sipas Bashës, “Rama dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje për t’iu kundërvënë programit të PD”. “Kishte qëllimin të fshihte dështimin, jo vetëm me pandeminë, por dështimin e shëndetësisë në tërësi. 8 vite në krye të qeverisë për të plotësuar premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas, ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës në shëndetësi, sepse paratë e shqiptarëve i ka cuar në PPP. Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar fatura. Tani gjatë pandemisë të gjithë e panë sesi shëndetësia kë një sistem shëndetësor në kolaps. Tirja është produkti i vetëm i Ramës në 8 vite. Vetëm Rama është krye Tiraja. Është zhvatja e qytetarëve pa marrë shërbimin. Të merr lekët dhe nuk të jep bukën. Kjo është qeverisja e Ramës. Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje të tjera. Pse, për t’iu kundërvënë programit tonë që është rruga e duar për të nxjerrë vendin nga kriza”, tha ndër të tjera Basha.

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV