Tenis, Uilliams dhe Gjokoviç, favorit të basteve për “Australian Open”, “mungon” Nadali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serena Uilliams dhe Novak Gjokoviç janë më të favorizuar për të fituar trofeun në Turneun e Hapur të Tenisit (Australian Open 2021), sipas kompanive të basteve. Për femra favorite janë edhe Barti dhe Osaka, ndërsa për meshkuj, Medvedev dhe Tim. Çuditërisht, Nadali nuk shikohet si favorit. Është e rrallë ta shohësh Serena Uilliams në një fushë tenisi pa qenë ajo e preferuara e turneut. Është e vërtetë që ajo është në pjesën e fundit të karrierës së saj, por, sidoqoftë, është tenistja më e mirë e të gjitha kohërave.

Megjithatë në dhjetëveçarin e fundit, nuk ka një dominues të qartë në tenisin e femrave, edhe pse Eshli Barti është numri 1, ka dy teniste të tjera që e fillojnë si favorite turneun “Australian Open”, sipas kompanive të basteve. Barti është një prej tyre. Fitorja e turneut prej saj kuotohet me koeficientin 5.5. Naomi Osaka është favoritja tjetër. Japonezja kuotohet gjithashtu me 5.5, e ajo është fituesja në fuqi e “Australian Open”. Ajo e fitoi atë në 2019 pas një turneu praktikisht perfekt. Goditjet në vijë të drejtë, shërbimi dhe loja agresive, ishin armët e saj më të mira.

Pastaj shfaqen dy teniste që do të kërkojnë të befasojnë. Spanjollja, Garbinje Muguruza dhe Margaret Kurt. Tek meshkujt Novak Gjokoviçi e nis si favoriti kryesor për të ngritur trofeun në “Australian Open”. Dhe për suksesin e tij, pak vetë janë dyshues. Ai dëshiron të fitojë sërish dhe të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në “olimpin” e tenisit botëror. Shanset që ai të fitojë kuotohen me koeficientin 2.2. I çuditshëm është fakti që si pretendent pas tenistit serb, nuk përmendet Rafa Nadal, por dy emra të tjerë, siç janë Daniil Medvedev dhe Dominik Tim.

Lexo edhe :  10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Tenisti rus ka kohë që nuk ngre trofe të turneve madhorë, që njihen si “Grend Slem”, ndaj një fitore e tij në “Australian Open”, kuotohet me koefiçientin 5. Nga ana tjetër, Dominik Tim ka një koefiçient 7. Tenisti austriak kërkon të vendoset midis midis më të mirëve. Ndërsa që Rafael Nadali të fitojë nuk mund të konsiderohet kurrë surprizë, por duke parë shanset, duke se ai do ta ketë tepër të vështirë të ngrejë trofeun në Australi. Ai nuk ka fituar që nga viti 2009 në “Australian Open”, dhe në 10 vitet e fundit ka dalë katër herë në finale të këtij turneu, dhe nuk ka fituar asnjë.

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV