UEFA përcakton stadiumet ku do të luhen skuadrat angleze në Kupat e Evropës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Epidemia e virusit korona vazhdon të pështjellojë kalendarin sportiv anembanë kontinentit të vjetër dhe UEFA ka caktuar vendet se ku do të luajnë klubet angleze në ndeshjet e para të turit të 16-shes së Ligës së Kampionëve. Për shkak të zbulimit të variantit britanik të “Covid-19”, shumë vende në botë kanë ndaluar udhëtimet drejt Britanisë së Madhe.

Kështu, organizmi që qeveris futbollin kontinental ka njoftuar se ndeshja e parë mes Atletikos së Madridit dhe Çellsit do të luhet në stadiumin “Arena Nacionala” në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Data do të mbetet e pandryshuar, më 23 shkurt 2021, duke nisur nga ora 21:00. Po ashtu, ndeshja mes Borusias së Mënshengladbahut dhe Mançester Sitit do të luhet në Stadiumin “Pushkash Arena” të Budapestit, në Hungari, më 24 shkurt 2021.

Kurse ajo mes RB Lajpcigut dhe Liverpulit po ashtu do të luhet në “Pushkash Arena” më 16 shkurt 2021. Ndërkaq, ndryshime ka edhe në kalendarin dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit. Kështu, ndeshja ndërmjet Benfikës dhe Arsenalit, e vlefshme për turin e 32-shes së Ligës së Evropës, do të zhvillohet në Stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Kështu ka bërë të ditur UEFA të martën në mbrëmje. Dueli do të luhet me 18 shkurt, 2021, duke nisur nga ora 21:00. Ky do të jetë dueli i parë mes këtyre skuadrave në këtë fazë, kurse ai i kthimit do të luhet në Londër. Organizmi që qeveris futbollin ervopain i ka falënderuar të dyja klubet, Benfikën dhe Arsenalin për bashkëpunimin si dhe Federatën e Futbollit të Italisë e klubin e Romës për ndihmën që i kanë ofruar për të organizuar ndeshjen, që do të zhvillohet kështu në fushë asnjëanëse.

Lexo edhe :  Nisin fluturimet/ Turqit “zhbllokojnë” Rinasin, pranga tre kontrollorëve shqiptarë

Po ashtu, sot gjatë ditës, UEFA njoftoi se ndeshja ndërmjet Real Sociedadit dhe Mançester Junajtid do të luhet në stadiumin e Juventusit në Torino. Këto vendime të UEFA-s vijnë pas masave kufizuese në Spanjë dhe Portugali për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sidomos të variantit të ri britanik të “Covid-19”, që ka bërë që numër vendesh të tjera evropiane të miratojnë kufizime të udhëtimeve.

Të fundit

Plagosi 2 kolegët dhe një qytetar, arrestohet oficeri i patrullës në Mamurras

Vihet në pranga autori i plagosjes së dy efektivëve të policisë një ditë më parë në Mamurras. Sipas ‘abcnews’,...

14 prill 1865/ Komploti, si u vra Presidenti Linkoln

Në 14 prill të vitit 1865, Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC. Presidenti i 16-të i Shteteve...

Premtimet për investime të mëdha dhe monitorimi i pakët i tyre nga publiku

Nga Eduard Gjokutaj   Në fushatën e vitit 2009, vlera e premtimeve për infrastrukturën nga drejtuesi i PD-së llogaritet në 25 miliardë lekë/vit, ndërsa drejtuesi i...

Padia kolektive, një nismë që iu jep zë konsumatorëve

Nga Fatjona Mejdini   Të gjithë jemi përballur me kompani të fuqishme që ofrojnë shërbime telefonike, interneti, bankare dhe shpesh jemi ndjerë të pafuqishëm për të...

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri 

Nga Shkëlqim Hysenaj   Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV