“Covid-19” ndryshon kalendarin e javës së 18-të, ndikohen dy takimet e mbrëmjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta-Skënderbeu, të premten dhe Vllaznia-Apolonia, të shtunën, dy takimet e ndikuara. Ndryshimi i orarit të ri për lëvizjen e qytetarëve në kuadër të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, ka bërë që të ndryshojë edhe orari i atyre ndeshjeve të futbollit që ishin planifikuar në mbrëmje.

Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar të ndryshojë kalendarin për ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë Superiore dhe, duke patur parasysh se nuk do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja. Gjithçka nis me takimin e së premtes, Teuta-Skënderbeu, e cila ishte planifikuar të luhej duke nisur nga ora 18:00, po është zhvendosur dhe do të luhet dy orë më herët, në ora 16:00.

Ndërkohë, të gjitha sfidat e ditës së shtunë Tirana-Kukësi, Vllaznia-Apolonia, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani do të luhen të gjitha në orën 14:00. Tri prej këtyre takimeve nuk kanë ndryshim në kalendar, teksa ishin planifikuar më herët të luheshin duke nisur nga ora 14:00, ndërsa takimi që ndryshon orar është ai që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, midis Vllaznisë dhe Apolonisë. Ky takim ishte planifikuar fillimisht të luhej duke nisur nga ora 17:00. Mbetet për t’u parë sesi do të ndryshojnë kalendarët e javëve në vijim të futbollit shqiptar për shkak të masave për përballimin e epidemisë së virusit korona.

Kategoria Superiore

Java e 19-të

Të premten, 12 shkurt 2021:

Teuta – Skënderbeu                 (16:00)

Të enjten, 13 shkurt 2021:

Tirana – Kukësi                        (14:00)

Vllaznia – Apolonia                 (14:00)

Bylis – Laçi                              (14:00)

Kastrioti – Partizani                 (14:00)

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja parashikimi i frikshëm i Baba Vangës

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e...

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai tha se opozita duhet të...

“SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme. Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar...

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

Lajme të tjera

Web TV