COVID-19 në Shqipëri, nis sot zbatimi i masave të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e sotme, fillon zbatimi i masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së numrit të infektimeve ditët e fundit.

Kështu që, nga sot, e enjte 11 shkurt Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00. Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion. Përjashtohen nga ky kufizim emergjencat shëndetësore dhe personat që duhet të lëvizin për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grup moshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të zhvillojnë mësimin online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Ndërkohë që sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar protokollet antiCovid”.  Këto masa të reja do të qëndrojnë në fuqi për 14 ditë.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV