Nga Roland Qafoku/ Ilir Adili, një jetë e papërfunduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Ilir Adili
Ilir Adili

Nuk e besoj. Jo. Kurrë. As unë, as miqtë. Familja e tij, jo e jo. Miku ynë i mirë Ilir Adili nuk është më mes nesh. Vërtetë që nga dje në qiell është ndezur një yll, por këtu në tokë, ne miqve të tij, na ka pllakosur dhimbja. Dhe kjo është nga ato dhimbje që e kupton mirë se dy sy nuk janë të mjaftueshëm për të qarë. Nuk e besoj se si nuk do dëgjoj më zërin e tij kumbues dhe të sigurtë. Nuk e besoj se si nuk do dëgjoj më ato ligjërata me dije të paana dhe plot sens. Nuk e besoj se nuk do të dëgjoj më historitë e tij plot humor dhe thumbat për çdo ves.

Nuk e besoj se nuk do dëgjoj më ato parashikimet e tij plot intuitë që i binte në kokë. Nuk e besoj që nuk do dëgjoj më për librin e fundit që ka dalë në Shqipëri e nëpër Botë dhe sa e sa libra kishte lexuar në jetë. Nuk e besoj se nuk do flasë më për këngët e tij të preferuara që përfundonin te “Nothing else matters”, të cilën e quante kryevepër. Nuk do e besoj më se nuk do dëgjoj të flasë me aq pathos për Kosovën dhe Çamërinë, të cilat në shpirtin e tij kurrë nuk kishin qenë të ndara me Shqipërinë. Nuk e besoj se nuk do flasë më për Suzin, me të cilën të dy bashkë mbeten një nga çiftet model në Tiranën tonë.

Nuk e besoj se nuk do flasë më për nënën e tij Afërditën dhe motrën Migena, të cilat i donte aq shumë. Nuk besoj se nuk do flasë më për Fionën dhe Anrin, për të cilët merrte kuptimin e vërtetë jeta e tij. Nuk e besoj se si nuk do flasë më për Henorin, Kronin dhe Mattian, kulmin e kënaqësive së jetës së vet. Një kanaqësi që dukej në të qeshurën e tij sa herë që u përmendte emrat. Nuk do ta shqis nga memoria ime çfarë më tha pak javë më parë për nipat duke e lidhur me Fionën dhe Anrin:

“Tani që jam bër gjysh e gjykoj jo pak vehten pse u kam folur Fionës dhe Anrit kur ishin të vegjël. Mos këtë e mos atë. Mos e rrëzo atë, e mos e thyej atë. Kam bërë gabim. Të gjitha u thyfshin! Nuk e përsëris më këtë me nipërit. Të bëjnë çtë duan. Për mua kjo është jeta”. E kam parë Ilir Adilin shumë të impenjuar dhe preokupuar për çdo gjë dhe për çdokënd, por kurrë nuk e kam parë indiferent. E kush e njohur dhe nuk ia pa bujarinë. Të mirat që bënte Ilir Adili ishin dhurata për shpirtin e vet. Ishte një shpirt i madh përpara se të ishte një biznesmen i madh.

Ishte një intelektual i madh përpara se të ishte një një njeri me status të social të lartë. Kurrë nuk e pashë të delironte edhe pse kishte arritur shumë gjëra në jetë. Kurrë nuk e pashë të fryhej se kishte arritur një standart të lartë jete dhe përulja ndaj punës dhe njerëzve që i donte ishte madhështia e tij. Por më e rëndësishmja fare, kurrë nuk e pashë Ilir Adilin të painteresuar për të lexuar. Shumë pak ose aspak njohim një biznesmen të këtij klasi që klasin e vet e ka te leximi dhe jo të paraja.

Lexo edhe :  Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

Libri për Ilir Adilin ishte më i rëndësishëm edhe se vetë paraja. Ishte historike për jetën e tij në vitin 2012 takimi me Ismail Kadarenë pas afro 22 vjetësh nga një ndodhi e vitit 1990. Ilir Adili ishte një kundërshtar i hapur i regjimit, por që i solli andrralla me Sigurimin e Shtetit gjë që për të cilën e ndaluan dhe e izoluan në një  birucë të fshehtë dhe që familja nuk dite gjë. Në një letër që Ismail Kadare i dërgoi Ramiz Alisë në ato momente, mes shumë të tjerave i kërkoi që i riu 29 vjeçar Ilir Adili I rrëmbyer nga Sigurimi të lirohej.

Vetëm kjo bëri që Ramiz Alia të jepte urdhër dhe Ilir Adili të shpëtohej. Në fakt gjeniu I letrave shqipe Ismail Kadare nuk shpëtoi një njeri I zakonshëm. Shpëtoi një vizionar në biznesin shqiptar. Kam qenë dëshmitar i takimit të Ilir Adilit me Ismail Kadarenë pas 22 vjetësh nga kjo ngjarje, por jo për arsyen e historisë që treguam më lart. Ilir Adili kishte një kërkesë për Kadarenë dhe mes tyre u zhvillua ky dialog: Ilir Adili: Zoti Kadare, a ka mundësi të firmosni 600 autografe në 600 kopjet e librit “Mosmnarrëveshja” që ju sapo keni botuar? Dua tua bëj dhuratë për vitin e ri 600 miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi.

Ismail Kadare: Pse ka edhe biznesmenë të tillë në Shqipëri!?

Këto fjalë të Kadaresë ishin si ti varte një medalje në qaftë Ilir Adilit. Zotësia, mirësia dhe modestia ishin tre cilësitë më të spikatura të tij. Zotësia që me punë dhe talent arriti të ngrejë një nga institucionet financiare private më të suksesshme në Shqipëri. Mirësia që mbështetej në parimin e tij se është i vetmi investim që nuk falimenton kurrë. Modestia që ishte një vlerë më e lartë se krenaria dhe pikërisht këtu ishte madhështia e tij. Për të gjitha këto Ilir Adili ishte një model se si duhet të jetë një biznesmen njeri dhe jo një njeri biznesmen.

Në fakt e gjithë jeta e Ilir Adilit ishte një garë. Një garë në të gjitha drejtimet. Në biznes, në profesion, në libra, në lexime, në familje e në shoqëri. Një garë që jeta të ishte më e mirë. Ai vraponte, nxitonte dhe kurrë nuk e ndryshoi ritmin e vet. Luftoi tërë jetën të ishte vetëm fitues dhe ia arriti kësaj. Dhe për të gjithë mbetet model. Por fatkeqësisht kjo jetë iu ndërpre në mes kaq pabesisht. Në fakt, jeta e Ilir Adilit është dhe do mbetet një jetë e papërfunduar. I tillë ishte miku ynë Ilir Adili.

  • Etiketa
  • 2

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV