Margarita Kola: Pas rastit Xhoxhaj, Strasburgu do refuzojë të gjitha paditë e gjyqtarëve të përjashtuar nga drejtësia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në një situatë ku një nga gjyqtaret që nuk e ka fituar vetingun, Altina Xhoxhaj , është refuzuar që çështja të shqyrtohet nga gjykata e Strsburgut. A e cilësoni këtë si një pikë kthese?

-Unë mendoj dhe kam pasur bindjen se shumica e rasteve që shkonin në Strasburg nuk do të pranoheshin nga ky institucion.

-Pse e kishit këtë bindje?

-Specialiteti im është e drejta ndërkombëtare dhe lidhet ngushtësisht me gjykatën ndërkombëtare. Fakti që unë mendoja se nuk do pranoheshin shumica e këtyre çështjeve në Strasburg varet nga fakti se kjo gjykatë nuk pret çdo çështje. Gjykata e Strasburgut është Gjykata e të Drejtave të Njeriut.

-Edhe kjo e drejtë e njeriut është.

-Fakti që prek çështje vetëm të të drejtave të njeriut  do të thotë që nëse gjatë proceseve gjyqësore kanë ndodhur shkelje proceduriale ose ligjore, të cilat bien ndesh me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe duhet që kjo çështje të jetë ngritur gjatë procesit gjyqësor dhe jo të vijë më një goditje në Gjykatën e Strasburgut. Gjatë procesit jo vetëm të ketë ndodhur shkelja, por duhet që dhe ta kesh vënë në dukje gjatë procesit të gjyqësorit të kesh thënë në gjykatë që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Gjatë procesit ti e konstaton kur po të bëhet një paligjshmëri. Pra, duhet të jetë ngritur si diskutim kjo çështje. Kjo është arsyeja teknike. Atje ka një komitet që vendos nëse kjo është apo jo një çështje materiale që I përket juridiksionit të kësaj gjykate. Mundt ë jetë dhe një arsye tjetër që vendimi I cili ka çuar Kolegji I Apelimit  ose dhe Kolegji I shkallës së parë , mund të ketë qenë I arsyetuar mirë dhe nuk kanë gjetur ndonjë rrjedhje ose ndonjë hapësirë që kjo çështje të diskutohet.

-Është kjo një çështje e cila mund të shërbejë si kauzë edhe për çështjet e tjera?

-Mendoj që shumica e çështjeve do të rrëzohen nga Gjykata e Strasburgut. Nëse shteti vendos të bëjë një reformë, është në sovranitetin e shtetin dhe nëse kjo reform ecën me parametra të faktorit ndërkombëtar, sepse e mira që sjell është një e mirë publike.

-Pse thoni shumicën dhe jo të gjitha?

-Mund të jenë dhe të gjitha. Nuk e di se me çfarë arsye kanë shkuar në Gjykatë të Strasburgut rastet./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend,mbyllen shkollat dhe anulohen…

Emiratet e Bashkuara Arabe janë prekur nga moti i keq, me shirat e dendur që kanë përmbytur autostradat kryesore....

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet televizive, mëndja edhe mund të...

Do përjashtojë Kryemadhin nga partia?/ Meta: Kemi vuajtur pasojat e nepotizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të...

Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

Ndryshimi i shpejtë i kushteve të motit, si dhe çekuilibri i temperaturave globale, për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë një ndikim të rëndësishëm në...

Pse Berisha nuk u fut në grupin e PD? Kuvendi i përgjigjet Gazment Bardhit

Kërkesa për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike trazoi jo pak ujërat në politikën në fund të javës së shkuar. Gazment...

Lajme të tjera

Web TV