Margarita Kola: Që politika është e korruptuar, faji është edhe i Drejtësisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Avokatja e njohur deklaron se politika në Shqipëri  është e korruptuar, por faji nuk është vetëm i saj. E ftuar në  “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”  Kola u shpreh se sistemi i drejtësisë ka një pjesë të fajit  në këtë situatë.

-Pushteti I Drejtësisë ka qenë një ishull I izoluar. Askush nuk fliste për atë, por në të ndodhte çdo gjë. Fakti që kemi korrupsion edhe në mes të qeveritarëve është shumë faj edhe I pushtetit të drejtësisë. Ju e dini shumë mirë që shteti funksionon nëpërmjet tre pushteteve të veta sepse kanë një check and balance përmes njëri-tjetrit. Balanca I përket faktit që pushtetet janë të ndara dhe ruajmë zonat tona , por nga ana tjetër kontrollojmë njëra-tjetrën. Pushteti legjislativ kontrollohet  nga Gjykata Kushtetuese. Nëse ndodh një korrupsion, ose një pushtetar është I korruptuar, atëherë duhet të shkojë në duart e drejtësisë. Drejtësia duhet të japë drejtësi, kjo është çështja. Pra, është edhe faj I pushtetit të drrejtësisë që kemi jo vetëm gjyqtarë të korruptuar, por edhe politikanë të korruptuar.  Ka dhe në botë politikanë të korruptuar, por nëse atje bien në rrjetën e drejtësisë nuk shpëtojnë. Këtu, edhe nëse shkojë në rrjetën e drejtësisë, gjyqtarë të korruptuar  ose të politizuar nuk jepnin vendimet e duhura. Duke mos u ndëshkuar u krijua fabula apo anektoda “futu në politikë që të bëhesh i pasur”.

-Po vetë drejtësia pse nuk është rregulluar?

-Sistemi I drejtësisë është edhe vetë-rregullues sepse kemi nivele të ndryshme të gjykatave. Këto nivele synojnë që të vetë-rregullojnë marrjen e vendimeve të caktuara . Një vendim që merret në shkallën e parë, kontrollohet në gjykatën e lartë nëse është i drejtë apo jo. Problemi ka qenë që strukturat përveç gjykatave që rregullojnë vendimet që merren, strukturat që e realizojnë ose e mbajnë në këmbë të gjithë sistemin e drejtësisë , në vetvete kanë qenë të politizuara. Një nga synimet që ka pasur reforma në drejtësi ka qenë edhe fakti që strukturat si KLGJ, ose KLP, ose KED, të kishin ndikim sa më të vogël nga politika dhe të ishin të shkëputura nga ajo. Sistemi gjyqësore e mbronte politikën për faktin se ata që e rregullonin sistemin e drejtësisë ishin të politizuar, ose gjyqtarët zgjidheshin në mënyrë të politizuar. Dhe është shumë e qartë pse ka funksionuar në këtë mënyrë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Njihuni me kriminelët më të rrezikshëm që ende nuk janë arrestuar

Ata janë disa prej kriminelëve më famëkeq të botës, por për arsye të ndryshme, i kanë shpëtuar drejtësisë prej...

Toka ka një kontinent të fshehtë, ekspertët po përgatisin hartën

Shkencëtarët janë duke eksploruar shtratin e detit pranë brigjeve të Australisë për të zbardhur më në fund misterin e Zealandias, kontinenti i tetë i...

Rama-Manastirliu në Pogradec: Javën tjetër presim doza të tjera vaksinash, do të ulim fashën e vaksinimit për moshat +65 vjeç dhe 60 vjeç me...

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Pogradec. Manastirliu tha...

“Lulzimi përsërit gënjeshtrat e 2009”/ Balla takim me të rinjtë në Elbasan: Votoni numrin 12-të

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin, Taulant Balla në një takim iu rikujtoi të rinjve të Elbasanit se nuk duhet të...

Jakaj takim me nënat me fëmijë me aftësi të veçanta: Aq ditë sa të kem jetë, do të ngrejë zërin për shqetësimet tuaja

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Besnik Jakaj zhvilloi ditën e diel një takim me nënat me fëmijë me aftësi...

Lajme të tjera

Web TV