54 vjet nga revolucioni ateist, kur Shqipëria ‘vrau’ Zotin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sokol Paja

54 vite më parë Shqipëria ndërmori një nismë të pa dëgjuar ndonjëherë më parë. I shpall luftë Zotit. Shqipëria komuniste shpallet zyrtarisht i vetmi vend ateist në botë. Gjithçka fetare shpallet rreptësisht e ndaluar dhe besimtarët, klerikët dhe praktikantët dënoheshin me burg. Kishat e xhamiat propagandistët komunistët i quanin institucione të një ideologjie reaksionare.

Çmenduria revolucinare shqiptare në luftë kundër fesë solli sulmi frontal ndaj klerit fetar, linçime, arrestime, burgosje, tortura ndaj atyre klerikëve që kishin mbetur pa u likujduar nga 1945, shkatërrim fizik i kishave, xhamive, turbeve, teqeve, faltoreve, manastireve, demaskim të bazës ideologjike e materiale fetare, propagandë në të gjitha dritaret e shtypit kundër fesë si institucion dhe ideologji. Lufta ndaj fesë në Shqipëri solli mbylljen dhe shkatërrimin e 2,169 institucioneve fetare, përfshirë 740 xhami, 608 kisha ortodokse, 157 kisha katolike dhe 530 teqe, tyrbe, mekame.

Feja u ndalua me ligj. Gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës bëhet pishtari i parë i revolucionit kundër fesë në Shqipëri. Pas propagandës ateiste agresive në mediat komuniste të kohës, pas sulmeve të pandërprera ndaj klerikëve dhe institucioneve fetare, pas fjalimit të 6 shkurtit prej diktatorit Enver Hoxha për “Revolucionarizimin e partisë dhe të pushtetit” shpërtheu për herë të parë në Shqipëri Revolucioni kulturor ideologjik ateist si Lëvizje Antifetare Mbarështetërore.

SHPËRTHIMI I REVOLUCIONIT ATEIST

Shpërthimin e lëvizjes masive popullore antifetare propagandisti komunist L.Dibra në shkrimin “Një lëvizje revulocionare e rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë teologjike”, botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 8 Shkurt 1967, numri 11, faqe 1, tregon për për një atmosferë shumë të ndezur të luftës ndaj fesë. Në shkrimin ateist thuhet se: Menjëherë pas rënies së ziles që shënonte fillimin e procesit mësimor, ndërsa nxënësit prisnin mësuesin në klasë, shpërtheu revolucioni ideologjik me qëllim luftën kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare.

Aktivi i shkollës “Naim Frashëri” sipas shkrimit ateist shtroi detyrën që organizata e shkollës, anëtarët e “Bashkimit të Rinisë” dhe gjithë nxënësit të mobilizoheshin për të dalë plotësisht fitimtarë në atë detyrë të rëndësishme kombëtare që komunistët kishin marrë përsipër. Sipas shkrimit të cituar më lart, të rinjtë duhej të armatoseshin mirë ideologjikisht pasi “lufta” kundër atyre që komunistët i quanin zakone prapanike dhe paragjykime fetare do të thoshte sipas ateisteve në shtyp, luftë bindjesh, luftë ideologjike, zëvëndësimi i bindjeve të vjetra me bindje revulocionare komuniste.

Për kthimin në shoqëri plotësisht ateiste baza e këtij aksioni antifetar ishte edukimi ateist-shkencor i popullit, kryesisht rinisë që përdorej dhe manipulohej lehtë prej regjimit diktatorial. Shkrimi nga L.Dibra “Një lëvizje revulocionare e rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë teologjike” e shikon këtë revolucion që do të shtrihej në të gjithë Shqipërinë si një lëvizje të “armatosur” me teori, botëkuptim dhe ideologji socialiste. Panorama e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës paraqitet në shkrim sikur me propozimin e aktivitetit të organizatës së rinisë, komiteti i rinisë së shkollës krijoi një organ ndihmës shtabin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare si dhe tre komisione që ishin: “komisionin e studimit të materialeve, i cili do të meret me zbulimin e literaturës përkatëse ateiste dhe përvetësimin e ideve të tyre, komisioni i citateve, i cili do të merrte mendime të çmura mbi luftën kundër zakoneve të vjetra dhe dogmave reaksionare të fesë dhe komisioni i prapagandës figurative”.

Sipas shkrimit ateist që mban firmën e L.Dibrës, hyrja në korridorin e shkollës, muret e shkollës, korridoret e klasat kishin marrë një pamje të re: citate, artikuj, vizatime, karikatuara të vendosura në të katër anët që mbështesnin lëvizjen e re, zbulonin qëllimet e ideologjisë fetare, të origjinës e të rolit të fesë që sipas komunistëve ishte pengesë të zhvillimit të shoqërisë e përparimit të njerëzimit.

SHKRIMET ANTIFETARE NË SHTYPIN KOMUNIST

Shkrimet antifetare të kohës në shtypin komunist bëjnë thirrje urgjente për masivizim të lëvizjes kundër fesë, institucioneve dhe ideologjisë fetare, masivizim të shtrirjes si lëvizje ateiste, pjesëmarrje masive të të gjithë organizatave bazë të partisë të organizatave të masave e bashkimeve profesionale komuniste.

Lexo edhe :  Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

Komunistët propagandonin që gjoja revolucioni ideologjik në luftën kundër ideologjisë së vjetër (fesë) kërkoheshin që të gjithë të shëndërroheshin në revolucionarë me detyra konkrete për të nxitur masat komuniste për të shkatërruar paragjykimet fetare e zakonet fetare e familjare që komunistët i quanin prapanike. Si formë e përdorur prej komunistëve në propagandën ateiste dhe shtrirjen e gjithëpërfshirjen e kësaj lëvizjeje kombëtare antifetare, ishin shkrimet në shtyp, kronikat në radio e televizon, debatet, kritikat, veprimi praktik, studimi e përgatitja ideologjike që bënin pa reshtur organizatat bazë të partisë, në qendra pune, shfaqje të ndryshme teatrale apo në shtëpitë e kulturës e deri te koperativat në fshatrat e Shqipërisë.

Përveç luftës kundër fesë ky i ashtuquajtur revolucion prej komunistëve, synonte sipas propagandistëve ateistë edhe goditjen e amullisë, burokracisë, javashllëkut dhe indiferentizmit. Në aksionin kombëtar për çrrënjosjen e fesë dhe ideologjisë e zakoneve prapanike siç i quanin komunistët, u mbështet maksimalisht nga organizatat bazë të partisë së rretheve që ishin leva të zbatimit të vendimeve të Komitetetit Qëndror të PPSH.

Motoja e aksionit kundër fesë që shërbeu si shkëndijë komuniste në të gjithë Shqipërinë ishte: “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së Partisë sonë, në luftë kundër bestytnive fetare e zakoneve prapanike”. Propaganda në luftën ndaj fesë u mbështet tek: elementet figurative dhe gazeta e murit kishin një ritëm dhe forcë manipuluese dhe nxitëse të masave komuniste. Në luftën që shteti komunist zhvilloi ndaj ideologjisë fetare, në shkollën “Naim Frashëri” komisionet e studimeve të citateve e të propagandës figurative kishin hartuar gjithë biblografinë e librave atistë shkenorë duke krijuar një kënd të librit ateist që ishte burim i frymëzimit ateist, bibla e revolucionit ideologjik agjitacionit figurativ, u krijua biblioteka ateiste-shkencore dhe këndi i propagandimit të luftës kundër shfaqjeve të ideologjisë fetare.

Anëtarët e komisioneve studionin problemet që godasin, përgatiten për të diskutuar në klasa e jashtë shkolle me qëllim forcimin e bazës ideologjike të revolucionit si një kusht për forcën goditëse gjithnjë e më të madhe të tij. Sipas shkrimit ateist të cituar më lart, me rritjen dhe shtrirjen e revolucionit sa vinte e shtohej numri i studiuesve,  të librave ateistë, të materialeve të partisë së punës, e të veprave të klasavë të marksizëm – leninizëm. Shembulli i rinisë së Durrësit u detyrua të ndiqej rreptësisht në të gjitha shkollat dhe qytetet e Shqipërisë. Për suksesin e luftës klasore dhe ideologjike, organizata e kohës synonte të tërheqë në përgatitje teorike dhe ideologjike gjithë masën e të rinjve që ishin zemreku i revolucionit ideologjik të shtyrë, nxitur, të manipuluar, motivuar dhe orkestruar nga direktivat direkte të Komitetit Qendror të PPSH.

PROPAGANDA ATEISTE NË LUFTËN NDAJ FESË

Propagandisti komunist L.Dibra në shkrimin “Një lëvizje revulocionare e rinisë së Durrësit me përmbajtje të thellë teologjike”, shprehet se propagandën ateiste në luftën ndaj fesë më së miri e ndihmonte Komisioni i Citateve që çdo ditë ndryshonte citat e reja antifetare që shprehnin anë të ndryshme të së vërtetës mbi rolin gjoja reaksionarë të fesë dhe të paragjykimeve dhe mbi rolin e shkencës e diturisë dhe luftës kundër ideologjisë fetare për fitoren e rendit të ri komunist.

Përveç kësaj, edhe në art shihej si një mundësi e mirë zhvillimi i luftës ndaj fesë dhe institucioneve fetare. Sipas shkrimit ateist të cituar më sipër, në klasat shkollore kudo vendoseshin vjersha, karikatura, anektoda, trajtojnë problemin e bestytnive, zakoneve prapanike dhe para gjykimeve fetare. Me masivizmin e lëvizjes mbarëkombëtare ateiste, komunistët synonin edukimin marksist të shoqërisë komuniste, kthimin e shoqërisë shqiptare në një shoqëri plotësisht ateiste dhe shtirjen e kontrollit komunist në çdo qelizë të shoqërisë, depersonalizimin e njerëzve, uniformizimin e shoqërisë dhe të mendimit politik e ideologjik të kohës.

Të fundit

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet....

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Refuzoi Liverpulin dhe Bayernin, Alonso: “Leverkusen është klubi i duhur për mua”

Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri...

Lajme të tjera

Web TV