Formula 1, Fernando Alonso i nënshtrohet operacionit pas një aksidenti, nuk e rrezikon sezonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fernando Alonso është operuar, pas aksidentit që pati me biçikletë. Mjekët janë optimistë se piloti spanjoll do të dalë shumë shpejt nga spitali. Pas këtij operacioni, Alonso nuk rrezikon aspak pjesëmarrjen në garën e parë të Botërorit të Formula 1 më 28 mars 2021. Dalin të dhëna të reja për situatën e Fernando Alonsos pas aksidentit që pësoi të enjten në Lugano, në Zvicër, teksa ishte duke u stërvitur me biçikletë.

Sipas raportit mjekësor të lëshuar nga skuadra e tij “Alpine Renault”, piloti spanjoll është operuar me sukses, për shkak të një frakture në kockë dhe në 48 orët e ardhshme do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. “Mjekët zbuluan një frakturë dhe kryen një operacion korrigjues të suksesshëm. Ata janë të kënaqur me progresin”, – thotë ekipi francez i mjekëve.

Sipas burimeve pranë pilotit, ai flet pa vështirësi dhe është në humor të mirë. Frakturat në gjymtyrë dhe në trup përjashtohen. Aksidenti ndodhi të enjten, pak pas orës 13:00. Një makinë kaloi pranë tij, Fernando frenoi me biçikletën e tij dhe mori një goditje të rëndë në fytyrë. Piloti spanjoll u kurua fillimisht në Lugano, para se të transferohej në Bernë.

Në nivelin sportiv, Alpine thekson se pjesëmarrja e Alonsos në testet e parasezonit të Sakhir, nga 12 deri më 14 mars 2021, nuk është në rrezik. Ashtu sikundër nuk kompromentohet as kthimi i tij zyrtar në garë me “Alpine Renault” në Çmimin e Madh të Bahreinit, që do të zhvillohet më 28 mars dhe do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Formulës 1.

Të fundit

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Lajme të tjera

Web TV