Hetimet/ Prangat e drejtësisë së re, arrestohet gjyqtarja, avokati, mjeku dhe sekserët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

SPAK lëshon urdhër-arreste për gjyqtaren e Krujës Ekeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e gjykatës Emanuela Mallkuçi, ekspertin e mjekësisë ligjore Shkëlqim Korbi dhe pesë sekserë dhe të afërm të të dënuarve. Gazeta “Fjala” zbardh një pjesë të dosjes hetimore të SPAK. Autorët merrnin nga 6-12 mijë euro për të liruar të dënuar të ndryshëm.

E njohur si gjyqtarja që liron nga burgu të dënuarit VIP, Enkeleida Hoxha, tashmë jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë por do të përballet vetë me drejtësinë për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) pas një hetimi pak mujor lëshoi urdhër arresti për gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha, sekretaren e saj Emanuela Mallkuçi, avokatin Aldo Tabaku, mjekun Shkëlqim Korbi dhe pesë sekserë dhe të afërm të personave të dënuar.

Aksioni u zhvillua dje në Gjykatën e Krujës sapo gjyqtarja kishte mbërritur në zyrën e saj. Gjithashtu edhe personat e tjerë u ndaluan thuajse në të njëjtën kohë. Hetimet për Hoxhën nisën kryesisht nga SPAK pak muaj më parë dhe drejtimin e çështjes e mori prokurori Altin Dumani. Gjatë përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale u arrit të zbulohej një skemë e mirëfilltë korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë, që lidhej kryesisht në përfitimin e uljes së dënimeve për të dënuar të ndryshëm, duke nisur nga të dënuar për vrasje deri tek ata për dhunë në familje.

SPAK thotë se falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej “një skemë e mirëfilltë kriminale” sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt.

“Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku, dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleida Hoxha mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit kundër shumave të parave” thuhet në dosje. “Hetimi ka provuar se e gjitha kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në euro nga 6- 12 mijë euro”.

Roli i autorëve

Në këtë skemë të kundërligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Gjithçka mirë organizohet që edhe “shorti i gjykatës” të vendoste Hoxhën në shqyrtimin e çështjeve të cilat më parë kishin kaluar në skemë të mirëfilltë korrupsioni. Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elemente të veprës penale, “ekspertim i rremë”.

Bëhet fjalë për shtetasin O.K “Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Mat e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O.K me objekt revokim të masës mjekësore “mjekim të detyruar spitalor”-thuhet me tej ne dosjen e prokurorisë speciale.

Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psiatriko ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O.K. Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Emanuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejtë përfitim të parregullt mjekut E. Prifti me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe infermierja T. Frangu dhe M. Skënderi. Arrestimet e tyre janë kryer më 11 shkurt 2021 ndërkohë që Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë më 10 shkurt. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle mbi 16 banesa dhe zyra të subjekteve të hetuara me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Hetimet e këtij procedimi penal do të vijojnë me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe dërgimin për gjykim të të gjithë të hetuarve në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Në arrest me burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit: Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Lexo edhe :  Klithja e Metës, kundër SPAK me “300 mijë petrita”

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal

Yuri Kim: “Kam një lajm për skeptikët, shihni çfarë po bën SPAK”!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas arrestimeve nga SPAK në Gjykatën e Krujës.Ambasadorja Kim thekson se “Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli; është punë e vështirë, hap pas hapi, do të ketë dështime rrugës, por duhet të mbështesim njëri-tjetrin rrugës dhe të ecim përpara”.

Në mesazhin e saj, kryediplomatja amerikane iu drejtohet të gjithë skeptikëve, që besojnë se SPAK nuk do të funksionojë, duke iu thënë se e kanë gabim. “Dhe për të gjithë ata skeptikë që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur, që reforma në drejtësi nuk do të ndodhë, që SPAK nuk ka për të funksionuar asnjëherë, kam një lajm për ju: e keni gabim”, thekson ambasadorja Kim.

“Do doja të shikonit të gjitha hapat që ka ndërmarrë SPAK, çështjet që ka hapur, përfshi sot në Krujë. Është edhe diçka që e kam theksuar edhe më herët, se është e rëndësishme që ta shtyni veten, ta detyroni veten që të keni më shumë shpresë se sa skepticizëm. Prandaj, përqendrohuni tek faktet, shihni se çfarë është duke bërë SPAK, çfarë është duke bërë policia dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”-shprehet Kim në reagimin e saj.

Ambasadorja amerikane ka qenë mjaft aktivë në çështjen e reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë sit ë domosdoshme, ndonëse nuk është në hapa të shpejtë dhe e përsosur. Ajo pak ditë më parë kërkoi nga SPAK që të hetonte me intensitet edhe çështjet e korrupsionit.

Arrestimi i gjyqtares, Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e dyshuar për korrupsion në lirimin e personave me dënim të rëndë apo të përjetshëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se lajmi për arrestimin e gjyqtares inkurajojnë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi! Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet,” shkruan Rama.

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV