Ka 11 fëmijë me 56-vjeçarin, çifti nuk di të ndalet: Duam të paktën 100

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zakonisht kur dikush thotë se dua fëmijë sa “një skuadër futbolli” e thonë në formën e shakasë. Por ky nuk është rasti i një 23-vjeçare, e cila ka 11 fëmijë dhe dëshiron të ketë të paktën 100.

Nëna nga Rusia, Christina Ozturk, aktualisht ka 11 fëmijë të saj biologjikë, por shpreson të ketë dhjetëra të tjerë duke përdorur nëna zëvendësuese.

Edhe pse prej vitesh merret me ndërrimin e pelenave, nëna e re e do shumë jetën e saj familjare me bashkëshortin biznesmen, Galip Ozturk, 56 vjeç. Aq shumë e duan jetën e tyre familjare, sa ata janë të gatshëm që të paguajnë 80 mijë paund për të pasur 100 fëmijë nga nëna zëvendësuese.

“Për momentin kam 11 fëmijë, më e vogla Olivia erdhi në jetë në fund të muajit të kaluar”, ka thënë ajo për median “Newsflash”.

Christina ka treguar se fëmija më i madh është vajzë dhe quhet Vika. “Vikan e linda 6 vite më parë. Pjesa tjetër e fëmijëve janë gjenetikisht tonë, të burrit dhe të mitë, por u mbajtën nga zëvendësues”, ka shtuar ajo.

23-vjeçarja ka shtuar se nuk e di se sa fëmijë do të ketë, por është e sigurt se nuk do të ndalet vetëm me këto 11 fëmijët që ka aktualisht.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV