Kina ndalon transmetimin e BBC World News për “shkelje të rënda”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enti rregullator i mediave kineze ka ndaluar transmetimin e BBC World News në vend për shkak të “shkeljeve të rënda në përmbajtjen e tyre editoriale’, lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror Xinhua News.

Xinhua deklaroi se raportimet e medias angleze në Kinë ishin në kundërshtim me politikat për “raportime lajmesh që duhet të jenë të vërteta dhe të paanshme, si dhe cenon interesat kombëtare të Kinës dhe solidaritetin etnik”.

Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit kinez (NRTA) shtoi se kanali nuk do të transmetohet më në territorin kinez dhe se aplikimi i ri për transmetim nuk do të pranohet as për vitin e ardhshëm.

Pas vendimit ka reaguar edhe ministri i jashtëm britanik Dominic Raab i cili tha se vendimi i Kinës për të ndaluar kanalin BBC World News është i papranueshëm dhe dëmton imazhin e Kinës.

“Kina ka disa nga kufizimet më të rënda mbi mediat dhe liritë e internetit në të gjithë globin, dhe ky hap i fundit nuk do të bëjë tjetër përveçse do të dëmtojë emrin e Kinës në sytë e botës,” tha ai.

BBC World News që transmeton në gjuhën angleze nuk përfshihet në shumicën e paketave të kanaleve televizive në Kinë, por mund të shihet në disa hotele dhe rezidenca. Ndalimi i transmetimeve të BBC-së bëhet një javë që kur Pekini kërcënoi se do të hakmerrej, pasi autoritetet në Londër i hoqën licencën e operimit në Britani rrjetit shtetëror kinez CGTN.

Pas vendimit të Kinës ka reaguar edhe Administrata e Biden e cila dënoi qëndrimin e Kinës, pasi Pekini ndaloi transmetimin e BBC-së në vend.

“Në mënyrë absolute dënojmë vendimin e Kinës për të ndaluar transmetimet e Shërbimeve Ndërkombëtare të BBC-së. Kina vazhdon të ketë një ndër hapësirat më të kontrolluara, më shtypëse në botë për informacionin. Ndërsa Kina bllokon operimin lirisht të grupeve mediatike, udhëheqësit e Pekinit përdorin mjediset e lira dhe të hapura për median në vende të tjera për të nxitur dizinformim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Lexo edhe :  Kongresi i KE-së: “Ndihma për Ukrainën tani, më vonë, është tepër vonë!”

Price shtoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se liria e medias “është një e drejtë e rëndësishme dhe kyçe për mirëinformimin e qytetarëve, që të shkëmbejnë lirisht idetë mes tyre dhe me udhëheqësit e tyre”.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV