“Mutacionet mund të shkatërrojnë çdo sukses”, Merkel: Është një dimër i vështirë, ja cili është qëllimi ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundestag për të mbrojtur zgjatjen e masave kufizuese në të gjithë vendin deri në 7 Mars.

Qeveria gjermane dhe liderët rajonalë të landeve federale ranë dakord t’i zgjasin masat e kufizimit përtej 14 shkurtit, por me mundësinë e hapjes më herët”gradualisht” të shkollave dhe të kopshteve ditore si dhe të parukerive.

Çfarë tha Merkeli?

“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos futemi përsëri në këtë spirale eksponenciale të rritjes,” u tha Merkel deputetëve në Bundestag.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se mutacionet e reja, të cilat janë tashmë të pranishme në Gjermani, “mund të shkatërrojnë çdo sukses” të arritur nga mbyllja për muaj me radhë.

Kancelarja gjithashtu mbrojti përdorimin e niveleve të infektimit si argument për të përcaktuar se kur është e sigurt të lehtësohen masat kufizuese.

“Unë vërtet e mbështes faktin që kur bëhet fjalë për hapje dhe rihapje të mëtejshme ne kemi vendosur në bazë të këtyre mutacioneve të reja, jo që të japim data, por që të japim shkallën e infektimit,” tha ajo.

Kancelarja gjermane pranoi se bllokimi kishte shkaktuar shumë vuajtje, duke thënë: “Ky është një dimër i vështirë, si jashtë, ashtu edhe kur bëhet fjalë për jetën tonë”.

Sidoqoftë, ajo tha se qëllimi i saj ishte të shmangte një valë tjetër me shifra të infektimit jashtë kontrollit.

“Synimi im është që çdo vale të re që mund të ndodhë nëse variantet e reja të virusit bëhen dominante, të mos i japim hapësirë, nuk duhet të përfundojmë me një rritje tjetër eksponenciale me dy shifra.”

Merkel më pak nën presion për të bërë kompromise

Korrespondentja politike e DË Nina Haase që e ndoqi fjalimin theksoi se pozita e Merkel është më e lehtë nga fakti që ajo nuk po kandidon për rizgjedhje. Ajo “nuk ishte nën të njëjtin presion si politikanët e tjerë për të bërë kompromise”.

Lexo edhe :  Shuhet zjarri në sallën ku ndodhi masakra në Moskë

“Angela Merkel dëshironte shtrirjen maksimale të mundshme të masave aktuale të bllokimit, ajo donte që ato të zgjateshin të paktën deri në 14 mars,” tha Haase për DË.

Sidoqoftë, “ka disa kryeministra landesh që janë nën një presion shumë më të madh, sepse shumë njerëz duan heqjen e kufizimeve dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe rajonale që do të mbahen më 14 mars.” Data e zgjatjes së masave kufizuese deri në 7 mars ishte një “dhuratë për votuesit” pak para zgjedhjeve, tha Haase.

Si reaguan ligjvënësit e tjerë?

Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor për Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) i tha DË se ai mendonte se i duhej dhënë më shumë theks bashkëpunimit me Evropën.

“Është e pamundur që ne ta mundim këtë pandemi vetëm. Unë u habita pak që Angela Merkel nuk përmendi Evropën këtë herë,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të kancelares në parlament.

Lauterbach paralajmëroi se në të ardhmen, Evropa duhet të vazhdojë programin aktual të vaksinimit si dhe të sigurojë vaksina të reja ose të përshtatura për të trajtuar mutacionet.

Ai i përshkroi javët në vijim si momente me rëndësi qëndrore në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. “Po të arrijmë rezultatet e duhura në tre ose katër javët e ardhshme, do të jemi në gjendje t’i kontrollojmë me të vërtetë dy muajt e ardhshëm deri në verë, kur po përgatitet shtrirja e gjerë e vaksinimit.” /DW/

Të fundit

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Lajme të tjera

Web TV