Ngacmoi seksualisht të miturën në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit, për shkak se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.