Zenepe Luka, fundi i hidhur i gazetares rebele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E papërtuar, energjike, e kundondodhur por dhe rebele. Zenepe Luka ishte atje ku ishte dhe lajmi. Por tanimë nuk do të jetë më në terren dhe as në faqet e gazetave. Covid-19 e ka mposhtur gazetaren e njohur duke i dhënë një fund të hidhur.

Zenepe Luka ishte nga ato gazetare luftarake e cila arriti t’i mbijetonte sulmit me tritol në vitin 1998. Por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mposhtë virusin e pabesë. Ajo u shua në moshën 72-vjeçare.

Gazetarja ishte infektuar me virusin e rrezikshëm rreth 10 ditë më parë, ku gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, duke bërë që ajo të shtrohej në Spitalin Infektiv.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, pas infektimit me koronavirus, gazetarja shkruante nga spitali Infektiv: “Covid-19, më prek në ditën e festës… Kush më do, të lutet për mua. Do t’ia dal, duke dëgjuar këngët e mikut tim Al Bano! Pranë meje me këshillat e tyre Prof. Najada Çomo dhe Prof. Tritan Kalo”.

Gazetarja Zenepe Luka (Çekrezi) e cila ishte dhe shkrimtare njëkohësisht, ishte vlerësuar me një sërë çmimesh. Ajo u lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin 8-vjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.

Ishte e para gazetare e RTSH-së, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë korespodente e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”. Vazhdoi të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020, mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominonin zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

Lexo edhe :  Spekulime shqiptare apo ndryshim qëndrimi nga Departamenti i Shtetit?

Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të përballonte vështirësitë, për të pasqyruar në faqet e gazetës shqetësimin e njerëzve të thjeshtë, duke u ndeshur edhe me presionin e shtetit. Ajo ka rriskuar, si askush tjetër për periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë, duke provuar dhunën e policisë, presionet e trafikantëve, për të mbërritur në aktin fundamentalist, vendosjen e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998., ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët.

Gazetarja është vlerësuar nga lexuesit, ndërsa është përballur me presione të pushtetarëve që janë kritikuar prej saj. Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh italian, Al Bano Karrisi, që i ka akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”,  ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko”.

Të fundit

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Lajme të tjera

Web TV