Avokati i mjekut Edvin Prifti, Henrik Ligori ka deklaruar se do të apelojnë vendimin e gjykatës në lidhje me lënien në arrest të mjekut, pas shumës së madhe të parave të gjetura në banesë.
‘Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?! Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë.’- tha Ligori.