“S’kam fshehur asgjë”/ Flet në Gjykatë mjeku Edvin Prifti: Kam operuar mijëra shqiptarë, punoj në shtet e privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i gjendur përballë dy akuzave të rënda nga ana e Prokurorisë së Posaçme e njohur si SPAK, ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore se për çdo gjë do të thotë të vërtetën rreth aty për çfarë akuzohet.

Gjatë deklaratës së tij përballë gjykatës, mjeku Prifti tha se nuk ka fshehur asnjë gjë, madje ka konfirmuar se punon në spital privat, por edhe në shtet. Mjeku është shprehur i befasuar nga kërkesa e prokurorisë, e cila ka kërkuar futjen e tij në burg, madje duke i shtuar edhe akuzën e pastrimit të parave.

“Kam mbaruar me medalje ari, jam specializuar në Siena dhe La Sapienza dhe diplomuar si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Kamilo. Unë jam denoncuesi i parë i Covid-it në Shqipëri dhe gjithmonë do të them të vërtetën.

Në Shqipëri jam kthyer që në vitin 2006, njerëzit operoheshin jashtë. Unë ngrita besimin duke drejtuar kardiokirurgjinë dhe të gjithë shqiptarët operohen në Tiranë. S’kam fshehur asgjë. Punoj në shtet dhe privat. U befasova nga prokurori që kërkoi burg. Kam operuar mijëra shqiptarë”, ka deklaruar mjeku kardiolog para gjykatës, Edvin Prifti.

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Lajme të tjera

Web TV