A do të përdoret vaksina kineze në Shqipëri? Rama kritikon sërish BE-në: E rëndë për ta nëse ndodh, por…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i kurseu kritikat e tij ndaj Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për vaksinën antiCovid. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk është çudi që edhe Shqipëria ashtu si Maqedonia e Veriut të kthejë sytë nga vaksina kineze, në një kohë që BE nuk përgjigjet.

Ai tha se nëse kjo do të ndodhte, do ishte e rëndë për BE, e cila shtoi se mund të kishte ndarë ndonjë kuti për vendet e Ballkanit.

“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar. Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë. E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë, por nuk do doja që ta bënim se kjo do ishte shumë e rëndë për BE. Për mua është shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut u detyrua t’i drejtohet Kinës për të marrë vaksinën kineze. Ishte e rëndë për BE.

Ashtu sikundër është e rëndë për BE që Serbia është e gatshme të çojë 4 mijë vaksina në Maqedoni dhe BE nuk është akoma në gjendje të shpërndajë nga një kuti në gjithë vendet e rajonit. Mos më bëj të flas më shumë…”,– tha Rama.

Të fundit

3 shenjat që tregojnë se jeni alergjikë ndaj seksit

Po po, alergjia ndaj seksit ekziston! Edhe pse e rrallë, është e mundur të keni një reaksion alergjik pas seksit...

Hynë në shtëpi për të vjedhur, 12-vjeçari vret një prej grabitësve

Një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë dhe vrau njërin prej hajdutëve të maskuar që ishin futur në shtëpinë e gjyshes së tij të shtunën...

“Dua të kem 100”, kjo është 23-vjeçarja që ka 11 fëmijë biologjikë me biznesmenin 56 vjeç

Të kesh fëmijë mjaftueshëm për të ndërtuar një ekip futbolli mund të duket si një shaka, por kjo nënë e re milionere ka 11...

Trejsi tregon a është ‘single’ apo jo me anë të pozave joshëse (FOTO)

Trejsi Sjedini është një nga modelet më të përfolura në botën e showbizit, ajo njihet për tipin e saj ‘mos-kokëçarës’ dhe pozat e nxehta...

A do të përdoret vaksina kineze në Shqipëri? Rama kritikon sërish BE-në: E rëndë për ta nëse ndodh, por…

Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i kurseu kritikat e tij ndaj Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për vaksinën antiCovid. I pyetur nga gazetarët,...

Lajme të tjera

Web TV