Hapet spitali Covid në Durrës, Manastirliu: I pajisur me 60 shtretër! Stafi mjekësor në gatishmëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka insektuar këtë të hënë pavionin e ri për trajtimin e koronavirusit në spitalin rajonal të Durrësit e cila u hap ditën e sotme. Ky pavion është i pajisur me 60 shtretër për të gjithë personat e infektuar me COVID.

Manastirliu tha se në vijim do të fillojë dhe hapja e pavioneve të tjera në Shkodër, Vlorë, Korçë, dhe Elbasan ku në total do të shtohen 460 shtretër për pacientët e infektuar. Sipas saj, stafet spitalore janë të gatshëm të presin pacientët me COVID.

“Është një moment delikat pasi kemi rritje të incidencës. Kemi një mesatare 1130 raste të infektuara. 90% e spitaleve në Tiranë janë të zëna ndaj po shkojmë në hapjen e spitaleve rajonale ku fillojmë nga Durrësi, më pas në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Do përballemi dhe me sfida se në këtë situatë nuk mund të jetë gjithçka perfektë. Puna nuk po ndalet” – tha Manastirliu.

Ndërkohë për procesin e vaksinimit, Manastirliu deklaroi se me ardhjen e 7020 dozave të tjera nga Pfizer, do të vijojë vaksinimi në Shkodër dhe në Vlorë për të gjithë personelin shëndetësor. Ndërsa për bluzat e bardha të Durrësit dhe Elbasanit do të kryhet në Tiranë.

“Sot hapim Durrësin për trajtimin e COVID përveç trajtimit post COVID. Sot vijnë dhe dozat e tjera të vaksinës Pfizer. Janë 7020 doza që do shpërndahen pa humbur kohë. Ne do fillojmë me Shkodrën dhe Vlorën ndërsa Durrësi dhe Elbasani do vaksinohen në Tiranë. Do jetë vaksinim i kombinuar mes mjekëve dhe të moshuarit në qendra sociale” – tha Manastirliu.

Të fundit

“Tradhtarë! Më vjen keq për Kosovën”/ Aida Shtino del kundër Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Moderatorja e njohur shqiptare Aida Shtino ka komentuar zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Ndërkohë që rrjetet sociale...

“Si ka mundësi?”, reagon Vuçiç pas zgjedhjeve në Kosovë, ironizon politikanen

Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë  për mediat serbe përgëzoi Listat Serber për fitimin e shumicës së votave të serbëve në zgjedhjet...

Noizy ‘gjuan’ Bebe Rexhën në foton sensuale me të brendshme (Foto)

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë të hënë ka sjellë imazhe tejet atraktive në rrjetin e saj social Instagram. Bukuroshja bjonde u shfaq me...

“Dëshiron të bashkohesh me mua?”, Musk i propozon Putinit, Kremlini i kthen përgjigjen e papritur

Elon Musk dëshiron të zhvillojë një bisedë me Vladimir Putin në aplikacionin e tij të ri të preferuar, Clubhouse, i cili bazohet vetëm në...

Elvisi bën deklaratën e papritur: Jam në “Përputhen” vetëm për Sindin

Elvisi u deklarua dje se është vetëm për Sindin. Përpos befasive të ndryshme dje në episodin e “Përputhen”, një përqafim i ngrohtë ndodhi edhe mes...

Lajme të tjera

Web TV