Listat e kandidatëve për deputetë të PS/ Balla: Emrat do të jenë risi, kemi vetëm një aleat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, deklaroi se listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do të jenë risi.

Balla theksoi se PS do të respektojë afatet, kurse shtoi se Partia Socialiste ka vetëm një aleat dhe ai është qytetari.

“Ne respektojmë afatet e vendosura nga Kodi Zgjedhor. PS ka vetëm një aleat, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kemi marrë impute edhe nga platforma “Shqipëria që duam”, për t’ju dhënë mundësi grave dhe burrave të vendit nga çdo vend, në lista do keni djem e vajza që kanë jetuar jashtë dhe janë të gatshëm që të japin kontribute.

Është e pafalshme që politika shqiptare nuk i ka dhuruar mundësi shqiptarëve jashtë që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pafalshme që PD dhe LSI kundërvihen ndaj vullnetit për shqiptarët që jetojnë jashtë. Listat do jenë risi. Kemi punë për të bërë, andaj na duhet ky mandat”, u shpreh Balla.

Taulant Balla nënvizoi se reforma në drejtësi po shkon përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot më.

“Goditjet e SPAK kanë çuar përpara drejtësinë në vend. Këta që takojnë prokurorë të shkarkuar nëpër skuta, bëjnë sikur duan drejtësinë. Goditja e një gjyqtareve të korruptuar ishte kuptimplotë se SPAK godet çdo strukturë të korruptuar. Programi i PS është vazhdimi i reformave në dobi të vendit. Berisha e la ekonominë në pikën më të ulët me shpresën se do të shkatërrohej ekonomia kombëtare, por ne ringritëm financat”, vlerësoi Balla.

 

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV