“Më jep 5 mijë euro se ndryshe të publikoj videon”, arrestohet i riu që i zhvati para ish të dashurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Kataldo Kuliçin, i cili ka shantazhuar ish të dashurën se do të publikonte një video intime të saj, në këmbim të 5000 eurove.

Kjo ishte hera e dytë që ai kërkonte para nga ish-partnerja e tij. Vajza vendosi që ta denonconte në Polici, pasi herën e parë që Kuliçi kishte kërkuar para, ajo i kishte dhënë 3 mijë euro.

24-vjeçari jetonte më së shumti në Britani të Madhe dhe mësohet se edhe atje ka qenë i proceduar penalisht për vjedhje.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV