Moti i keq dhe pandemia/ Balla: Basha nga vila e tij telefononte se kishte ngelur në rrugë! Na rrofshin votat nëse s’mbrojmë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq.

Balla tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër.

“Autostrada greke që lidh Athinën me Greqinë është bllokuar. A është Greqia një vend i Be po është, por situata e tillë është. Për ju që ndoshta e keni parë nga divani situatën unë jam 44 vjeç jam rritur në mal jo në qytet di tju them se të ftohtë dhe reshje dëbore si ato të së shtunës nuk kam parë. Është keqardhje e madhe kur bëhet politikë me këtë. Më qesharak Basha i cili  edhe pse ishte në vilën e tij, atë të oligarkëve, sepse ai është i vetmi njeri që u pasurua gjatë pandemisë, perte në telefon në një televizion privat dhe thoshte se kishte ngelur në rrugë. Nga vila e tij merrte në telefon dhe thoshte se ka ngelur në rrugë”, tha ai.

Këtu foli dhe për situatën e pandemisë, duke thënë se atyre politikanëve që nuk respektojnë masat anti COVID u rrofshin votat.

“Luli është administratori i njërës piramidë, Monika sudja, Dash Shehi Vebi Alimuça, të gjithë elementët e rëndësishëm të planit të fitores së opozitës. Shqipëria po ecën me seriozitet në përballimin e situatës së pandemisë. Sot ka mbërritur transhi i ri i dozave të vaksinimit. Do të vazhdojën edhe më tej qoftë me Pfizet qoftë me kompani të tjera. Përfitoj nga rasti ti them çdo politikani shqiptar që më të rëndësishme se jeta e qytetarëve nuk ka, na rrofshin votat nëse ne sjapim shembullin e duhur në mbajtjen e maskës… Pandemia ka enë sprovë e madhe, të dhënat e muajit janar sa i përket ekonomisë janë tepër të shkëlqyera, janari ishte një muaj që tregon se ekonomia po e rimerr veten. Procesi i rindërtimit po ecën sipas asaj  që e kemi planifikuar”, tha Balla.

Të fundit

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Lajme të tjera

Web TV