Murrizi shpërthen në akuza ndaj Bashës: Gjatë pandemisë i “rruajti” 4 vila

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe kryedemokratit Basha, duke u shprehur se ata janë bërë miliarderë në kurriz të popullit.

Murrizi tha në parlament se Basha gjatë pandemisë shtoi 4 vila, të cilit sipas tij ia dha qeveria, ndërsa kërkoi nga qytetarët shqiptarë të marrin shembullin e qytetarëve të Kosovës duke ndëshkuar me votë çdo aktor të pështirë të këtyre 30 viteve.

“Kam një pyetje për minstren e Drejtësisë. Kush ia çon kësaj gjyqtare të burgosurit me burgim të përjetshëm në burgun e Fushë Krujës që është bërë si trampolinë për të dalë jashtë. Çfarë ka vendosur apeli për vendimet e kësaj gjyqtare? Pse nuk e ka shkarkuar KLGJ pas kërkesës së ministres, sepse Apeli ka lënë në fuqi vendimet e saj.

Në 25 prill shqiptarët kanë në dorë të çrrenjosin aktorët e pistë dhe palaçot politikë të 30 viteve që bëjnë sikur zihen. Ata nuk belbëzojnë, pasi të njëjtin shpirt dhe të njëjtën mendje kanë ata. Foli Bushati për programin, por çafrë programi ka këtu o koleg? Qenke habitur ti që Luli ka drejtimin djathtas e pret timonin majtas. Ju jeni miliardierë, edhe Luli si ju. Në kohë pandemie i rruajti nja 4 vila, ju ia dhatë. Ishalla iu pret shqiptarëve timoni drejt në 25 prill siç iu pre qytetarëve të Kosovës mbrëmë. Një vlerësim maksimal për qytetarët e Kosovës. Ftoj shqiptarët që të mësojnë nga ata, ftoj që në 25 prill të votojnë duke ndëshkuar çdo aktor të pështirë të 30 viteve, çdo palaço që qurravitet çdo tërmet e pandemi me kuti në dorë.

Ju dërdëllisni se nuk hynte dot borëpastruesja në Qafë Thanë, kur ajo rrugë është 1.8km. Me lopata do ta kishit pastruar po t’i futeshit. Një program jeni ju të gjithë”, tha Murrizi.

Të fundit

Live në të njëjtën kohë/ Qytetarët ndjekin Ramën 15-fish më shumë se Bashën

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kryetarët e partive po intensifikojnë...

“E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq”/ Flet shqiptarja simbol i eksodit të Kosovës

Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me...

I burgosuri largohet nga vendi i qëndrimit, kapet në flagrancë në Poliçan

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi u kap jashtë vendit ku vuante dënimin. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu ka shkelur masën e...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 10 mijë punonjës në 1.214 biznese u mbështeten me paga lufte

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet...

Ushqimet që duhet të shmangni gjatë Ramazanit

Arsyeja pse ndihemi të rraskapitur gjatë Ramazanit janë orët e gjata të qëndrimit pa ngrënë. Gjatë kësaj periudhe, individi përjeton lodhje sepse metabolizmi ngadalësohet....

Lajme të tjera

Web TV