Balluku për situatën nga ngricat: Asnjë aks i bllokuar, goditjet e opozitës shumë të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke raportuar para Kuvendit sot, lidhur me situatën e krijuar nga dëbora dhe ngricat, ministrja e Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se sot në të gjithë vendin nuk ka as një aks të bllokuar. Balluku iu përgjigj kritikave të opozitës, duke theksuar se kjo situatë ka ndodhur në shumë vende të tjera të Evropës.

Sipas ministres, shteti ka qenë në këmbë dhe në krye të detyrave, dhe se goditjet e opozitës, lidhur me menaxhimin e situatë, kanë qenë shumë të ulta.

“Shqipëria është goditur nga një valë e motit ekstrem. Ka pasur një reagim të menjëhershëm të shtetit. Kemi vënë re edhe njëherë se kjo çështje, një situatë që ka ndodhur në të gjithë Evropën, ku ka qenë edhe më e rendë se në territorin tonë është kthyer në një debat politik. Shtet nuk kanë flota borë pastruesesh, sidomos një shtet në Mesdhe që goditet njëherë në vit nga reshje normale. Dhe njëherë në 50 vjet si kjo e fundit.

Kemi pasur stuhi dëbore. Ata që bënë analiza nga divani të kishin dalë në ato akse ku situata ishte aq e vështirë. Ka qenë Policia e Shtetit në këto 72 orë që i ka treguar rrugët alternative qytetarëve. Sot nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Edhe aksi i fundit në zonën e Qafë Thanës, vetëm 2 km u hapën në orët para të mëngjesi. Autobusët kaluan pa asnjë problem. Për të gjithë pasagjerët janë kujdesur. Kemi qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët që kanë pasur probleme.

Jemi mbështetur tek forcat e armatosura që kanë pajisje më të rënda. Shteti ka funksionuar kemi qenë në krye të punëve e kuptoj që politikës i duhet të përdorë argument për të goditur punën që bëhet janë disa raste që këto goditje janë shumë të ulëta.

Lexo edhe :  Ervin Salianji feston sot ditëlindjen në qeli, ja sa vjeç mbush ish-deputeti i PD

Në vitin 2015 në një stuhi bore normale abonentë e shkëputur nga rrjeti kanë qenë 237 mijë, dje ka qenë piku i problematikës që kemi pasur në zonat malore. Pavarësisht kësaj situate dhe motit ekstrem, dje kemi pasur vetëm 60 mijë abonentët pa energji.

Sigurisht që mund të bëhet punë më e mirë. Por ne jemi mobilizuar në të gjitha njësitë administrative. Janë mobilizua mbi 480 mjete. Akset janë të hapura, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës”, tha Belinda Balluku.

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV