Ngricat në rrugë, ARRSH: Në disa akse, lëvizja të bëhet me zinxhirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në akset rrugore në vendin tonë, vijon të jetë problematike si pasojë e prezencës së akullit. Ditën e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme.

Nëpërmjet një njoftimi për media, ARRSH specifikon edhe rrugët ku lëvizja rekomandohet me zinxhirë.

Njoftimi i ARRS

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONI QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë:

Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të fundit

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do...

Kryeministri japonez: Ndalimi i martesave brenda të njëjtit s*ks nuk është diskriminim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është kritikuar pasi tha se ndalimi i martesa brenda të njëjtit seks nuk është diskriminim. Javë më parë, ai i...

Nusja dhunon vjehrrit në Shkodër/ Të moshuarit e kallëzojnë në polici

Në Shkodër, policia ka nisur një procedim penal për një shtetase 39-vjeçare. Dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj. Njoftimi i...

3 gjërat që duhet të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi kode apo mbajmë shënime për takime...

Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç/ Rreth 40 milionë lekë dëm

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 11:00 të mbrëmjes së kaluar, kur menjëherë janë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë Kurbin, të...

Lajme të tjera

Web TV