Parashikoi me saktësi të frikshme zgjedhjet në Kosovë, Baton Haxhiu: Ja kush fiton në 25 prill në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Analisti Baton Haxhiu publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh për zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë. Në sondazhin e realizuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, Baton Haxhiu nxori fituese Vetëvendosjen të shkëputur shumë nga partitë e tjera.

Gjithashtu Baton Haxhiu parashikoi saktë edhe se LDK do të ishte parti e tretë në Kosovë, që tregon edhe saktësinë e këtij sondazhi.

Sipas sondazhit, LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %, ndërkohë që numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe shifrat e publikuara nga analisti janë shumë të përafërta me ato reale.

Mirëpo një sondazh të tillë Haxhiu ka zhvilluar edhe për zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në Shqipëri. Analisti u shpreh i bindur se PS fiton mandatin e tretë në këto zgjedhje.

Sipas sondazhit, PS do të marrë 29% të votave, PD 15% dhe LSI 2%, ndërkohë që 25% është pjesa e shqiptarëve të pavendosur.

Në sondazhin e parë Baton Haxhiu goditi në shenjë, të shohim nëse do t’ia arrijë të jetë i saktë edhe për zgjedhjet në Shqipëri.

Të fundit

Taulant Balla nga Elbasani: Opozita bën politikë me fatkeqësitë që sjell Zoti

Deklarata për media nga Elbasani e Kryetarit të Grupit Palamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla: Pyetje: Z. Balla si u...

Covid-19/ Ulet numri i infektimeve ditore në Shqipëri, numri i viktimave sërish i lartë

801 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ju njohim me situatën...

Joe Biden letër Vjosa Osmanit: Mezi pres të punoj me qeverinë e re për ta çuar Kosovën përpara

Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka shkruar një letër uruese homologes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të shpalljes...

Stuhia dimërore/ Shërbimi sinoptik: Pritet dëborë e madhe dhe shi i ngrirë

Moti i keq ka goditur disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shkatërrime dhe ndërprerje energjie. Të paktën tre njerëz humbën jetën nga një...

“I vodhën portofolin me para babait”/ QSUT reagon ndaj denoncimit të vajzës: I mori sendet sapo u identifikua

QSUT ka reaguar në lidhje me denoncimin e një qytetareje së babait të saj i kishin marrë sendet me vlerë si portofolin me para...

Lajme të tjera

Web TV