Praktikimi i fesë në ushtri/ Halit Valteri denoncon rastin: Duhet ndryshim! Çdokush ka të drejtë të besojë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, në kuadër të projektligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka denoncuar rastin e një ushtaraku me besim mysliman, të cilit nuk i lejohet të praktikojë ritet përkatëse.

Gjatë fjalës në Parlament, Valteri citon së në Kushtetutë ekzistojnë dy kufizime që ndalojnë kategorikisht praktikimin e fesë në institucionet përkatëse. Sipas deputetit, këto kufizime duhet të ndryshojnë, pasi cënimi i besimit fetar përbën në vetvete një shkelje të të drejtave të njeriut.

Fjala e plotë:

“Më lejoni të komunikoj një shqetësim serioz të një ushtaraku, njëkohësisht një praktikant i devotshëm mysliman dhe paqedashës. Personalisht unë bëj pjesë në atë grupin e atyre personave, që besojnë se në qeverisje shteti me çdo kusht duhet  të ndahet nga feja, ku asnjëra palë të mos të kontrollojë tjetrën apo të përzihet në punët e tjetrës. Jam i bindur se laicizmi ndërtohet në dy mënyra nga të cilat njëra është të jesh më tolerant më fenë dhe e dyta të jesh jo tolerant. Në letrën që më është dërguar problematika është e thjeshtë: Ligji për statusin e ushtarakëve ka parashikuar dy kufizime: E drejta e besimit dhe veprimtarisë fetare nuk mund të zhvillohet brenda repartit apo institucioneve ushtarake. Askujt nuk i lejohet të ushtrojë të drejtën e besimit, ritet apo veprimtaritë e tjera fetare brenda territorit të repartit apo institucionit ushtarak.

Së dyti edhe kur ushtaraku merr pjesë në veprimtari të ndryshme fetare jashtë institucioneve apo repartit, ushtarakut i ndalohet kategorikisht të jetë në këto veprimtari me formë ushtarake.

Për rrjedhojë të këtij ligji një praktikanti të devotshëm mysliman i ndalohet të ushtrojë besimin mysliman në repart, ndërkohë që ka shumë oficerë, nën oficerë dhe ushtarë që janë ushtarë myslimanë. Duke qenë të vetëdijshëm që sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garantohet liria e besimit fetar, në ushtrinë shqiptare ndodh e kundërta.

Jam plotësisht i qartë që jemi një shtet laik dhe që ushtarakut mund ti kufizohen disa të drejta por s’mund të jem asnjëherë dakord që pikërisht ato të drejta të tij të shtypen. E theksoj këtë pasi një mysliman që fal 5 vaktet në momentin kur detyrohet të jetë në shërbim 24 orë në repart, ai rrjedhimisht nuk ka mundësi ta praktikojë besimin e tij dhe një fakt i tillë a mund të konsiderohet shtypje e të drejtave të njeriut?

Lexo edhe :  Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Unë ju ftoj të gjithëve të reflektojmë në lidhje me këtë problem pasi askush nuk mund të trembet nga dashuria për Zotin, për njeriun, vendin dhe njëri-tjetrin. Besimi në Zot është personifikim i kësaj dashurie. Besimi në Zot është komunikim me njëri-tjetrin, komunikim me vetveten.

Është vetëvlerësimi më i lartë i qenieve njerëzore pasi tek besimet fetare liria përmbledh pajtimin, pranimin paqësor të realitetit të brendshëm dhe të plotfuqisë së hyjnores. E keqja jonë si shqiptarë është jo se jemi fetarë, por sepse janë përpjekur mos të na bëjnë të tillë.

Feja u duhet edhe ateistëve e jo më laikëve. Për 50 vite i gjuajtëm Zotit me gurë dhe krijuam njeriun e ri të partisë dhe ja ku jemi sot. Besimi në Zot dhe tolerance fetare nuk u çrrënjosën as nga regjimi komunist që sundoi në Shqipëri pas luftës së dytë botërore.

Ne u kemi mësuar brezave dhe i kemi edukuar ata të respektojnë liritë fetarë të tjetrit. Jemi treguar të kujdesshëm që njerëzit të kenë perceptime të drejta për fe të ndryshme. U kemi mësuar se të gjitha fetë predikojnë dashuri dhe respekt dhe të gjitha këto janë pjesë jo vetëm e aktivitetit të institucioneve të kultit, por edhe e axhendës së institucioneve shtetërore dhe shoqërive civile. Vazhdoj të jem i bindur se përplasjet ndodhin për pasojë e mosnjohjes, paragjykimit të tjetrit pa e njohur fenë e tij.

Jam i bindur se instrumentalizimi i fesë për qëllime politike ka sjellë tensione, por askush nuk duhet të harrojë se në fund, pikërisht ato vlera fetare janë një faktor i rëndësishëm për parandalimin e tensioneve dhe të krijojë një klimë të mirë në forcimin e paqes sociale.

Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashi janë shqiptarë si fillim. Besimi në vetvete është ta duash veten, kombin, familjen.

Do t’ju ftoja të gjithëve të bënin një ndryshim në këtë pjesë sepse çdokush ka të drejtë të besojë dhe rroba që vesh nuk mund t’ia heqë atë që i ndjen shpirti, zemra dhe lidhjen me Zotin e Gjithësisë.”

Ro.Ço/Fjala.al

 

Të fundit

Pak orë para “Prime”, Egla dhe Juli debatojnë ashpër: S’jam si puna jote që vetëm…

Pak orë para “Prime”, në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debatet. Teksa ndodheshin në oborrin e...

Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me ketë rast, sot në pistën...

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të Konsumit të INSTAT, Gushti i...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Lajme të tjera

Web TV