Projektligji “Për të huajt”, leje qëndrimi për pensionistët kur vërtetojnë se kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 mln lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektligji “Për të huajt” është depozituar tashmë në Kuvend dhe është në procedurë diskutimi në komisionet parlamentare.

Në total drafti sjell një sërë elementesh të reja që lidhen me lejet e qëndrimit, vizat për të huajt nga shteti shqiptar por një element që bie në sy është edhe ai i lejeve të qëndrimit për pensionistë. Projekti parashikon për herë të parë se vizat mund të jepen me afat 1 vjeçar dhe të drejtë ripërsëritje por vendos kusht të ardhurat e qëndrueshme që duhet të provohen.

Sipas projektligjit shtetasit e huaj, që janë në pension në vendin e tyre, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi për pensionistë, pranë autoritetit përgjëgjës për kufirin dhe migracionin në Republikën e Shqipërisë.
“Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin e pajis të huajin me “leje qëndrimi për pensionistë”, me afat deri në 1 vit, për herë të parë, në rastet kur shtetasi i huaj është me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe: a) provon se ka të drejtë për të ardhura vjetore nga pensioni deri në vlerën 1 200 000 lekë, nëpërmjet dokumenteve të lëshuara nga vendi i origjinës dhe të legalizuara nga një noter publik” thuhet në draft.

Po kështu të huajt që aplikojnë për këtë lejë duhet të  provojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe personat në ngarkim gjatë qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.

Së treti vërteton nëpërmjet dokumenteve të lëshuara nga një bankë në Republikën e Shqipërisë, që ka një llogari të vlefshme bankare, në të cilën do të bëhen transferime të rregullta të pensionit të tij/saj. së katërti  zotëron dëshmi të akomodimit dhe adresës në Republikën e Shqipërisë si dhe ka një policë të sigurimit shëndetësor të vlefshme për të paktën 1 vit.

Lexo edhe :  FMN zbulon çfarë po ndodh me ekonominë globale

Po kështu nje i huaj nder kushtet e tjera duhet qe te provoje se ka  një certifikatë/dëshmi penaliteti nga vendi i tij i origjinës, ku detajohet nëse ka apo jo një rekord penal.”Leja e qëndrimit për shtetasin e huaj në pension mund të ripërtërihet çdo vit, në rast se i huaji vazhdon t’i përmbushë kriteret e pikës 2, të këtij neni. Mbajtësi i një lejeje qëndrimi të dhënë në bazë të pensionit jashtë vendit mund të kërkojë bashkim familjar në Republikën e Shqipërisë për bashkëshortin osepartnerin e tij/saj jo në pension.

Leja e qëndrimit për pensionistë nuk i jep të drejtën të huajit të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërisë” thuhet në projektligj.

Të fundit

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet...

Do përjashtojë Kryemadhin nga partia?/ Meta: Kemi vuajtur pasojat e nepotizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të...

Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

Ndryshimi i shpejtë i kushteve të motit, si dhe çekuilibri i temperaturave globale, për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë një ndikim të rëndësishëm në...

Pse Berisha nuk u fut në grupin e PD? Kuvendi i përgjigjet Gazment Bardhit

Kërkesa për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike trazoi jo pak ujërat në politikën në fund të javës së shkuar. Gazment...

Zbulohet lëvizja e radhës e socialistëve

Pasditen e së martës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të procesit të...

Lajme të tjera

Web TV