Rindërtimi/ Veliaj vizitë në Zall-Herr: Kemi përfunduar mbi 100 shtëpi, tani nisim me lagjen dhe rrugën e re

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ali Veshti, nga fshati Qinam i Zall-Herrit, ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili e la pa strehë familjen e tij.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi familjen me 6 anëtarë të Aliut, i cili tashmë ka një banesë të re, të rindërtuar falë Programit të Rindërtimit.

Kryebashkiaku tha se, ndonëse në një prej skajeve më të largëta të Tiranës, edhe për familjen Veshti, ashtu si për mbi 100 familje të tjera, të vendosura në periferitë e kryeqytetit, është mundësuar rindërtimi në kohë mjaft të shpejtë i shtëpisë, pavarësisht terrenit të vështirë.

“Këtu jemi në ekstrem të Tiranës, por si kjo janë ndërtuar mbi 100 e ca shtëpi, në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shpesh kanë ardhur brigada nga Tirana, e shpeshherë na është dashur të bëjmë nga një mini kantier në çdo vend. Megjithatë, të gjitha harrohen kur një punë përfundon për bukuri”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të shtëpive individuale do të nisë edhe lagja e re në Zall-Her, pas të cilës do të ndërtohet e gjithë infrastruktura rrugore. “Po futemi në fazën tjetër, ndërtimin e lagjes pranë njësisë administrative. Më pas do të bëhet edhe rruga e në këtë moment, Qinami do të kthehet në një lagje të Zall Herrit, dhe Zall Herri në një lagje të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në disa fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.


Të fundit

Dhimbje pa fund/ Publikohen foto të reja, nëna përcjell të bijën që ja vranë grabitësit

“The Guardian” ka publikuar pamje të tjera nga varrimi i 20-vjeçares Carolina Crouch, e cila u vra gjatë një...

Skena të dhunshme në aeroport, ka persona të plagosur rëndë, arrestohen 17 persona (VIDEO)

Skena të dhunshme shpërthyen në zonën pas ajrit të sigurisë në Aeroportin Luton në Londër ku u plagosën 3 persona dhe u arrestuan 17...

Me gishtin e mesit në sfond, Stresi nuk përmbahet ndaj Serbisë: Vuçiç, ti na u ktheve me armë

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku reagon gjithmonë për çështje që e shqetësojnë. Së...

Hamasi godet me raketa pranë Ambasadës shqiptare në Tel Aviv

Njëra prej dhjetra raketave që Hamas ka lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Tel Avivit ka goditur një zonë të banuar pranë...

VIDEO/ Publikohen pamjet e reja 3D, ja si banda greko-shqiptare ekzekutoi mizorisht 20-vjeçaren

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja 3D që ilustrojnë vrasjen e 20-vjeçares Carolina në banesën e saj nga banda greko-shqiptare. Emisioni “Dritë në...

Lajme të tjera

Web TV