U arrestua nga SPAK, rrëfehet babai i Enkeleida Hoxhës: Prokurori e mashtroi dhe e la shtatzënë, vajza nuk e njeh të atin, ku do shkojnë dy jetimët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i gjyqtares së arrestuar për korrupsion Enkeleida Hoxha ka bërë një rrëfim për jetën e vajzës së tij.

Në një intervistë për News 24, ai ka thënë se ajo po rriste me vështirësi dy fëmijë pa baba, njërin prej të cilëve, djalin autik.

Bejlul Hoxha tregoi edhe për lidhjen e dështuar të së bijës, me një prokuror, nga e cila erdhi në jetë vajza që sot është 13 vjeç dhe nuk e njeh të atin.

“Si gjithë femrat që ndahet nga një martesë, do shikojë jetën dhe do kërkojë një lidhje. Në prokuror nga Hasi i Kukësit, e shikon e fikson dhe i thotë që jam në ndarje e sipër. Ngeli shtatzënë, sot vajza është 13 vjeç dhe nuk e njoh babain e Antias, do më thoni turp të kesh. Ia ka njohur atësinë, por pagesë ushqimore asnjë qindarkë. Vajza më ka thënë që natyra e tyre si është, mos na përplas. Ç’kusur kanë ato vajza që të besojnë ty dhe tallesh me to dhe i lënë fëmijët rrugëve. Vajza me pëlqimin e së ëmës i ka shkruar një sms të atit dhe i ka thënë lexo letrën dhe më thuaj që je babai im.

Ajo ka qenë e lodhur kohët e fundit tmerrësisht se gjykatat e veriut kanë ngelur me nga 2 gjyqtarë dhe shkonte në Dibër, Kukës etj. E përjetova tmerrësisht keq arrestimin. Nuk u futa në seancë. Një ditë më parë se të arrestohej ishte në Dibër, e ka parë të lodhur shumë kohët e fundit. Shuma që u gjet në shtëpi prej 10 mijë dollarëve u organizua nga SPAK. Këto para ne i kemi mbledhur nga qiratë e dyqaneve plus pensioni plus rroga e vet Enkelejdës. 5 mijë dollar i kam për tja dhënë firmës së ndërtimit. Arrestimi vajzës time është i organizuar sepse vajza ime nuk i ka kryer veprimet vet. Vajza ime është më e dalluara e gjykatën, si u vendos ajo nën kryetare e gjykatës nëse nuk do ishte e përgatitur. Kërkoj të verifikohet që Enkelejda ime jeton vetëm me djersën e ballit dhe do vazhdoj të jetojë me këtë djersë”, tha Bejlul Hoxha.

Lexo edhe :  A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Ai i bëri thirrje më pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës të mendojnë për fëmijët e vajzës.

“Thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, ku do shkojnë dy jetimët”, tha i moshuari.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV