4 shenjat e horoskopit që ndihen më mirë kur janë ‘single’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E keni menduar ndonjëherë pse shoqëria e barazon të qenit beqar me të qenit i vetmuar dhe i paplotësuar? Kjo ide mund të quhet ‘broçkull’, sepse ka shumë arsye që të qenit beqar/e mund të jetë gjëja më fantastike që mund t’ju ndodhë. Mund të keni lirinë për të bërë atë që doni, të njihni veten në një mënyrë që nuk e keni kur jeni në lidhje. Të gjitha mundësitë e botës të jepen dhe këto shenja horoskopi janë të destinuar që të jenë më të lumtur kur janë ‘single’: Virgjëresha, Shigjetari, Ujori dhe Peshqit.

Virgjëresha: Mund të bëjnë kaq shumë gjëra

Një Virgjëreshë po bën kaq shumë plane në listë dhe gjëra në mendjen e tyre, saqë ka shumë të ngjarë të shijojnë lehtësinë e të qenit beqarë. Pa një marrëdhënie për t’u shqetësuar, është shumë më e lehtë për ta, të përmbushin të gjitha qëllimet. Ata duhet të ngrihen për joga në 6:00, pastaj të merren me aktivitete të rëndësishme të një dite të tërë. A kanë kohë të qëndrojnë zgjuar deri në agim duke pëshpëritur gjëra të ëmbla në veshët e partnerit/partneres? Për të mos përmendur faktin që janë kaq përzgjedhës për partnerët, saqë askush nuk iu duket aq i/e mirë sa duhet.

Shigjetari: Mund të bëjnë gjithçka që duan

Kur një Shigjetar gjithmonë i ka sytë në aventurën e radhës, të jesh i lidhur nuk tingëllon gjithmonë si ideja më tërheqëse. Kjo nuk do të thotë që ata nuk janë romantikë; vetëm se ata janë kaq shpirtmirë saqë në të vërtetë nuk janë në gjendje të komprometojnë dëshirën e tyre për jetën për hir të një marrëdhënieje. Ata preferojnë të takojnë shumë njerëz interesantë, të udhëtojnë në skajet më të largëta të botës dhe të kenë fleksibilitetin që të jenë në dispozicion për eksperienca spontane sa herë që shfaqet mundësia.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës, 24 mars 2024

Ujori: Duan që të jenë sa më të pavarur

Në vend që të shqetësohet se si mund të përshtaten në botën e dikujt tjetër, një Ujor shqetësohet më shumë se si një partner i mundshëm mund të përshtatet në të tyren. Një Ujor është kaq individualist, i vërtetë ndaj vetvetes dhe i pazëvendësueshëm sa nuk ndryshon për askënd. Ata janë të vetëdijshëm se marrëdhënia ka të bëjnë me sakrificën dhe ata kërkojnë që të hiqni dorë nga disa pjesë të vetes. Një Ujori nuk i intereson. Në mendjen e tyre, marrëdhënia e duhur do të vijë vetë dhe e gjitha do të marrë kuptim. Ndërkohë, janë kaq të lumtur që janë vetëm.

Peshqit: Mund të lidhen me botën e tyre të brendshme

Sa të ëmbël dhe sentimental janë Peshqit ëndërrimtar, mos u befasoni nëse zakonisht nuk e kanë problem të jenë beqarë! Sigurisht, ata tërheqin romancë ashtu si lulet tërheqin bletët, por sapo ajo romancë fillon t’i mbysë, një Peshk largohet. Ata kanë nevojë për mjaft vetmi dhe paqe në mënyrë që të funksionojnë si duhet. Imagjinata e tyre është aq e gjallë dhe intensive, saqë preferojnë të kenë kohën e lirë të prehen në të. Me fjalë të tjera, Peshqit e duan dashurinë, por bota e tyre është aq e bukur, sa e kanë të lehtë ta gjejnë atë dashuri kudo.

 

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV