Analiza e ISP-së/ Në KQZ janë regjistruar 37 parti, 5 prej tyre konkurrojnë për herë të pare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në krahasim me zgjedhjet 2017 dhe 2013 janë përkatësisht 12 dhe 31 parti politike më pak, por ka rritje në raportet 5:1 dhe 5:2 për kandidatët e pavarur dhe 5:2 për partitë e reja politike.

Njoftimi i plotë:

Në KQZ janë regjistruar 37 parti politike, prej të cilave 5 parti konkurrojnë për herë të parë (Partia Lëvizja për Ndryshim (J.Topalli), Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (M.Murrizi), Partia Bindja Demokratike (Astrit Patosi), Partia Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku), Partia Nisma Thurje (Endrit Shabani)). Gjithashtu janë regjistruar 6 komisione për kandidatë të pavarur: Boiken Abazi (Tiranë), Dragua Ceka (Tiranë), Elton Debreshi (Dibër) Iljaz Shehu (Lezhë), Pal Shkambi (Shkodër) dhe Plarent Aleksi (Berat).

Në krahasim me zgjedhjet 2017 dhe 2013 janë përkatësisht 12 dhe 31 parti politike më pak, por ka rritje në raportet 5:1 dhe 5:2 për kandidatët e pavarur dhe 5:2 për partitë e reja politike. Regjistrimi i subjekteve nuk do të thotë se janë automatikisht parti që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe për rrjedhojë, emrat e tyre do të jenë në fletën e votimit. Deri më 5 mars 2021 do të ketë mundësi të krijohen koalicione politike (jo në formën e koalicionit tradicional, por në formën e një subjekti me listë të përbashkët).

Rruga nga regjistrimi i subjekteve dhe deri tek fleta e votimit, është e gjatë dhe sjell ndryshime. Në zgjedhjet e vitit 2017, p.sh, u regjistruan 49 parti, por vetëm 18 prej tyre ishin në fletën e votimit duke pasur kandidatë në çdo zonë. Kjo sepse vetëm partitë që paraqesin kandidatë në të gjitha zonat + 2 kandidatë shtesë për secilën zonë dhe + 3 kur ka përfaqësim gjinor. Pra, partitë nuk do të paraqesin 140 kandidatë, por midis 165-174 kandidatëve në listat shumëemërore, ku për secilin kandidat duhet një dosje me dokumente. Për kandidatët e pavarur secili duhet të sigurojë x 3000 nënshkrime, dhe për partitë jo parlamentare duhen rreth 5000 nënshkrime paraprake.

Lexo edhe :  I bëri serbët të flasin me “vete”, tifozja shqiptare: Më ndryshuan vendin, u ankuan te...

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë. British Embassy Tirana Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies


Të fundit

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në 24 orët e fundit në vend

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do...

Po vjen stuhia! Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

Pavarësisht se dita nisi me mot të kthjellët dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit, moti nuk do të vijojë i tillë gjatë...

VIDEO/ Cristiano Ronaldo i acaruar me trajnerin pasi e zëvendësoi: “Ti gjithmon nxiton ..

Portugalia humbi ndeshjen e fundit të grupit në “Katar 2022”, e mundur 2-1 nga Koreja e Jugut. Kësisoji, kombëtarja e drejtuar nga trajneri luzitan...

Incident në zyrën e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Dy kandidatë e PD në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajci janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë. Ka qenë Komisioni i Organizimit dhe...

Ambasada e SHBA paralajmërim për “trazira” në datën 6 dhjetor

Deklaratat e Partisë Demokratike se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese e zotimeve se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund,...

Lajme të tjera

Web TV