Taulant Balla nga Elbasani: Opozita bën politikë me fatkeqësitë që sjell Zoti

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deklarata për media nga Elbasani e Kryetarit të Grupit Palamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla:

Pyetje: Z. Balla si u menaxhua situata e motit të keq në Elbasan?
Balla: Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan.

Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal.
Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas.

Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon.
Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra.
Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë.

Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.
Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi.

Pyetje: Beteja elektorale në qarkun e Elbasanit përherë është konsideruar e fortë. Ju si e shihni?
Balla: Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.

Të fundit

“Do të ngjitemi shumë shpejt…”/ Rama jep lajmin: Brenda prillit mbërrijnë dhe 23 mijë vaksina Pzifer

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeminstri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda javëve të...

E rëndë/ Ther tetë herë me thikë gruan në prezencë të fëmijëve 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.J., me dyshimin e bazuar se i njëjti...

Treni me 350 pasagjerë del nga shinat, dhjetëra të vdekur e të plagosur (Foto)

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur kur një tren në Tajvan doli nga shinat dhe u...

Publikon foton nga tualeti i dhomës së hotelit, nga kulluesja e vaskës shihej duke “dalë” një dritë

Një grua habiti shumë përdorues të rrjeteve sociale, kur në internet publikoi një fotografi ku në kulluesen e vaskës vërejti një dritë të çuditshme...

12 ushqimet më të mira për t’u ngrënë në mëngjes

Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar, ngrënia e mëngjesit nuk është e nevojshme për të gjithë. Në fakt, anashkalimi i mëngjesit mund të jetë...

Lajme të tjera

Web TV